Futboll Shqipëri Sport

THYEN “MALLKIMIN” NË KROACI/ Ish-sulmuesi i Kukësit hyn si zëvendësues dhe realizon dopietë (VIDEO)

Mirlind Daku më në fund mund të thotë fjalën e tij në Kroaci. Sulmuesi i Kosovës, i cili në të kaluarën ka qenë pjesë edhe e ekipit të Kukësit, sot ka lënë shenjë në takimin mes Osijekut dhe Goricës.

Osijek e ka dhënë vazhdimisht në huazim sulmuesin në dy edicionet e fundit dhe ai ka treguar se mund të shënojë rregullisht. Ndaj klubi vendosi që këtë sezon ta mbante në radhët e tij dhe po i jep minuta. Daku sot tregoi se pse klubi duhet t’i besojë atij, duke u treguar vendimtar për skuadrën e tij.

I aktivizuar në minutën e 64-t, në të 75-tën Daku barazoi rezultatin në 1-1 dhe pasi Gorica kaloi përsëri në avantazh, kur regjistrohej minuta e 84-t e ndeshjes, ai çoi shifrat në 2-2. Këto ishin dy golat e tij të parë me skuadrën e Osijek në kampionat, një sinjal i parë i qartë i aftësive të sulmuesit të përfaqësues së Kosovës.

Këto ishin gola që i dhanë më shumë eufori skuadrës së Osijek, e cila më pas gjeti në shtesë edhe golin e 3-2 me anë të Lonçar, duke marrë pikë shumë të rëndësishme për renditjen në kampionat ku shpresojnë të jenë protagonistë në luftën për titull.

Related posts

LA LIGA/ Montella në “udhëkryq”, Sevilla i jep pesë ndeshje “ultimatum”

Sadik.Autor

(FOTO) Njihuni me 11 lojtarët që janë përmirësuar më tepër në këtë sezon

Q.Autor

CRESPO/ HIGUAIN do e dërgoi MILANIN në Champions, po rikthehen kuqezinjtë…(FOTO)

Isa.Autor

Leave a Comment