Futboll Sport

TIAGO MOTA I BESON/ Rei Manaj “ngroh” motorët për sfidën ndaj Milanit

Te Specia mbërriti me bekimin e drejtuesve, por sidomos të trajnerit Tiago Mota. Ky i fundit nuk e ka fshehur kurrë vlerësimin për Rei Manajn, nga i cili pret shumë siç e konfirmoi edhe në konferencën për shtyp të së mërkurës pas humbjes me Juventusin.

manaj 1
15 minutat cilësore kundër “Zonjës së Vjetër” mund ta shtyjnë teknikun të besojë te shqiptari në ndeshjen e orës 15:00 kundër Milanit.

Sulmuesi i Kombëtares së Shqipërisë së bashku me Erliçin ndoshta do të jenë dy ndryshimet që mund të shohim në formacionin titullar të Specias krahasuar me daljen e fundit.

Në fakt, Giasi dhe Antiste duken të paprekshëm pas paraqitjes që bënë ndaj Juves, megjithatë Manaj ka mjaftueshëm përvojë për të qenë gati në momentin e nevojës së Specias në takimin e sotëm.

Related posts

SKANDAL/ Plas grushti pas ndeshjes Vora-Besëlidhja. Përfshihen drejtues, lojtarë dhe tifozë (FOTO)

Delo.autor

MERKATO GALAKTIKE NË VERË/ Florentino Perez duhet të paguajë 230 milionë euro për yllin…

Delo.autor

Gennaro Gattuso paralajmëron lojtarët e Milanit: Nëse nuk stërviten, do ta kenë fatin e Kalinicit

Q.Autor

Leave a Comment