Futboll Premier League Sport

TIFOZ I “ZJARRTË” I MANCHESTER CITY-T/ Ylli i muzikës tallet me Januzajn: Tani duhet të jetë duke punuar në…

Noel Galager, pjesëtar i grupit muzikor “Oasis” është padyshim tifozi më i njohur i skuadrës së Mançester Sitit. Ai nuk i ndahet asnjëherë skuadrës dhe në këto vite ka qenë një nga të ftuarit e zakonshëm në tribunën VIP në ndeshjet e ekipit të Guardiolës.

Sigurisht, si çdo tifoz i zjarrtë, as ai nuk u kursen kurrë batutat ndaj rivalëve historikë të Mançester Junajtid dhe duke folur për radion “TalkSport”, ai ka komentuar të rejat e fundit, duke filluar nga afrimi i Kristiano Ronaldos. Ai ka pranuar se nuk do ta kishte dashur portugezin te Mançester Siti, siç u aludua fillimisht.

“Nuk do më kishte pëlqyer. Kur doli lajmi, i çova një mesazh dikujt që njoh te Siti dhe i shkrova “më thuaj që kjo nuk është e sigurt”. Dhe ai m’u përgjigj “mirë, me sa duket…”. Në atë moment e kuptova që diçka po ndodhte me Junajtid. Por më lumturon që është kthyer te Junajtid, jam i lumtur që ka shkuar atje. Sido që të jetë, tifozët e Junajtid e teprojnë, kur erdhi Aleksis Sançez menduan menjëherë se do të fitonin titullin”, thumboi ai.

Më pas, erdhi radha e një anekdote dhe një tallje me Adnan Januzajn, ish-futbollist i Junajtid në vitet 2013-2016. “Më kujtohet që një tifoz i Mançester Junajtid më pa në sy atëherë dhe më tha: “Ky djalë do të ndryshojë futbollin botëror”. Tani as nuk e di se ku është… Me shumë mundësi po punon në ndonjë fast-food”, ishte batuta e Noel Galager për Januzajn i cili aktualisht është pjesë e Real Sociedad

Related posts

“GLOBE SOCCER AWARDS” 2020/ Messi, CR7 dhe Lewandowski “përplasen” për lojtarin më të mirë të vitit

Delo.autor

HUMBJA E THELLË NDAJ ATLETICOS/ Bale shfaqet më i lumtur se nga rezultati

Delo.autor

JUVENTUSI PERFEKT/ “Zonjës së vjetër” i mjaftojnë 4 minuta për të mundur Udinezen

Isa.Autor

Leave a Comment