Futboll Seria A Sport

Merr fund epoka Yonghong Li, Milan e nis sezonin pa president dhe pa pronar

Yonghong Li nuk është më pronari i Milan. Tentativa e fundit e dëshpëruar e biznesmenit kinez për të qëndruar i kapur pas kuqezinjve ka dështuar në Londër. Gjatë mbrëmjes, në fakt, nuk është gjetur marrëveshja me Dmitrij Rybolovlev, pronari i Moaco. Ky dështim i ka hapur rrugën Fondit Elliott që të zotërojë Milan-in. Paul Singer, pronari i fondit amerikan dhe tifoz i madh i futbollit, është gati.

Tani, Elliott do të nise procedurën për të marrë kontrollin e klubit, duke parë se Li nuk ka respektuar afatin e skadencës të së premtes së kaluar për të paguar borxhin 32 milionë euro. Në ditët e ardhshme, fondi do të zotërojë “Rossneri Lux” dhe, për rrjedhojë, klubin kuqezi.

Yonghong Li shpreson te klauzola, sipas së cilës, në rast të një shitjeje të ardhshme të klubit, duhet të përfitojë shumë që Elliott do të marrë përtej borxhit 370 milionë euro. Avokatët e të dy palëve po punojnë në mënyrë që gjithçka të jetë e qartë.

Ndërkohë, skuadra do të grumbullohet pa një president dhe pa një pronësi zyrtare. Sezoni duket se do të fillojë në mënyrën më të pabesueshme të mundshme. Do t’i takojë Gattuso-s të bëjë që gjithçka të duket… normale.

Related posts

Interi në Champions, Thohir premton të ardhme të shkëlqyer

Sadik.Autor

Futbollisti i skuadrës së Serie A: Sonte bëj tifo për Liverpoolin!

Sadik.Autor

E BUJSHME NË SPANJË/ Një i afërm spiunon ndaj Bale për merkaton e verës, ja klubi i ardhshëm

Delo.autor

Leave a Comment