Sport

“TOKYO 2020″/ Fatura ekonomike e Olimpiadës, ja shuma marramendëse e shpenzuar me ZERO fitim

Tashiro Muto, drejtori ekzekutiv i organizimit të Lojërave Olimpike “Tokio 2020”, ka bërë me dije se ende nuk ka një të dhënë të saktë dhe zyrtare se sa ka qenë kostoja e organizimit të këtij eventi. Ai u shpreh se kjo Olimpiadë ishte një gropë e madhe financiare për Japoninë, kjo shkaktuar nga pandemia Covid-19 dhe masat e marra.

Për këtë Olimpiadë ishte planifikuar një buxhet prej 15.4 miliardë dollarësh, por mediat japoneze mendojnë se kjo shumë është më e lartë. Komiteti Olimpik Ndërkombëtar (IOC) ka mbuluar një pjesë të vogël të kësaj shume, me 1.3 miliardë dollarë.

Organizatorët kishin planifikuar një fitim prej 800 milionë dollarësh nga shitja e biletave, por kjo shjumë u zerua, pasi Olimpiada u zhvillua pa tifozë, si pasojë e pandemisë dhe masave të marra.

Për pasojë, kjo Olimpiadë ishte me humbje për Japoninë, që vetëm pranverën e ardhshme do të bëjë një bilanc të saktë financiar për kostot e këtij eventi.

Siç dihet, Olimpiada ishte planifikuar të zhvillohej verën e 2020-ës, por u shty këtë vit si pasojë e pandemisë. Edhe kjo shtyrje pati një kosto shtesë për organizatorët.

Related posts

BETIS-REAL MADRID/ Pas një rrëmuje brenda zonës, Sidnei mposht Courtois me një “PREDHË” (VIDEO)

Delo.autor

Milan pagoi menaxherin e Morata një vit më parë, por…

Sadik.Autor

“MAMI DHE VËLLAI QANË PËR GOLIN, NDËRSA E DASHURA…”/ Rrëfehet mbrojtësi Kumbulla: Lojtari më i mirë që kam pasur kundër është…

Delo.autor

Leave a Comment