Futboll La Liga Sport

“ME ATË NIVEL ALKOOLI NUK MUND TË…”/ Dita kur “vrasësi” i Real Madridit u arrestua nga policia

“A nuk e dinit se me 2.5 gram alkool në gjak nuk mund të drejtoni makinën? Ka njerëz që me këto nivele as nuk mund ta prekin timonin me dorë”. Fraza korrespondon me kryetarin e Gjykatës Penale të Luksemburgut, i cili ishte pjesë e procesit gjyqësor që dënoi Sebastien Thill më 2017 për drejtim automjeti nën ndikimin e alkoolit dhe shkaktimin e dëmit në të paktën katër makina, para se të dilte në rrugë.

Heroi i “Bernabéu”, i cili tashmë është historia e futbollit të Luksemburgut dhe Moldavisë, përjetoi një episod të errët katër vite më parë, për të cilin tregoi keqardhje gjatë deklaratës së tij para gjyqtarit. Atëherë ishte 23 vjeç. “Doja të kërkoja falje për të gjithë ata që i lëndova. Unë mësoj nga gabimet, më falni”, – arriti të thoshte gjatë seancës dëgjimore në gjykatë.

Tregimi i atyre gabimeve, të cilat vetë Thill i pranoi, u detajua në gjyq. Në fund të korrikut 2017, lojtari i atëhershëm i Progres Niederkorn u arrestua nga policia e Luksemburgut, pas një aksidenti, në të cilin dëmtoi disa automjete. Pas testit përkatës, ai kishte 2.47 gram alkool në gjak, duke tejkaluar shumë kufirin e përcaktuar. Thill, i cili më parë i kishte ikur policisë, pasi shkatërroi pasqyrën e pasme të një makine tjetër, e justifikoi gjendjen me mungesën e ushqimit në festën e organizuar nga futbollistët: “Nuk pati ushqim dhe unë vetëm piva”.

Ai episod përfundoi me një gjobë prej 800 eurosh dhe heqjen e patentës për 42 muaj. Këtë masën e fundit e shleu vetëm 36 muaj. Ky dënim duket se, megjithatë, ishte një pikë kthese në karrierën e tij. Shkëlqyeu si kapiten i Progres Niederkorn, para se t’i paketonte valixhet për më shumë popullaritet dhe para. Më vonë iu bashkua Sherif Tiraspol dhe të martën mbrëma e bëri emrin e tij të njohur në të gjithë botën. Duke shënuar golin e fitores “shokuese” kundër 13 herë kampionëve të Europës.

Related posts

Granada mund ta blejë Rey Manajn për 1 milion euro

Sadik.Autor

E PABESUESHME/ Mayoral nuk mund të luajë kundër Real Madrid, ja arsyeja e çuditshme

Isa.Autor

DASHURI NË KOHË KORONAVIRUSI/ Juventus-Dybala, gati rinovimi “përjetë”

Delo.autor

Leave a Comment