Futboll La Liga Sport

TRANSFERIMI MË I SHTRENJTË TEK ATLETICO/ E ardhmja talentit Felix në dilemë, portugezi mund të largohet në…

Joao Felix është transferimi më i shtrenjtë në histori të Atletico Madridit.

Kampioni në fuqi i Spanjës e transferoi portugezin në verën e vitit 2019 për një shifër rekord prej 127 milionë euro.

Por për portugezin nuk ka shkuar gjithçka siç ishte menduar, pasi ai nuk ka arritur të lë gjurmë të mëdha në Madrid.

Në dy vitet e para me Atleticon, Felix ka zhvilluar 76 ndeshje zyrtare duke shënuar 19 gola e duke asistuar në nëntë të tjerë.

Rikthimi i Antoine Griezmann në skuadër ka bërë që hapësirat për portugezin të minimizohen edhe më shumë.

U flit për një shkëmbim të tij me Griezmannin, por ka qenë presidenti i Atletico Madrid që ka ndaluar këtë, pasi nuk dëshironte që transferimi më i shtrenjtë në histori të klubit të luante për një rival spanjoll.

Mediat spanjolle kanë raportuar se Felix mund të nxirret në shitje në afatin kalimtar të janarit.

Qëllimi i Los Colchoneros është që ta shesin Felixin jashtë Spanjës dhe për këtë duan rreth 70 milionë euro. /Telegrafi/

Related posts

E PAZAKONTË/ Përdori GRUAN për njoftime të “nxehta”, 6 muaj BURG për ish-futbollistin e njohur

Isa.Autor

Festimi i çuditshëm i anglezit çmend rrjetin, të gjithë mundohen ta imitojnë, por…(VIDEO)

Isa.Autor

SPANJA HEDH “BOMBËN”/ Real Madridi gati për shërbimet e Neymar, ja formula

Delo.autor

Leave a Comment