Boks Sport Të tjera

PËRPLASJA E “TITANËVE”/ Joshua si Balboa, vrap në rrugët e Londrës para duelit me Usyk

Boksieri britanik Anthony Joshua ka shtuar ritmin e përgatitjeve në prag të duelit të 25 shtatorit ndaj ukrainasit Oleksandr Usyk. Joshua, kampion bote në peshën e rëndë në kategoritë IBF, WBA e WBO, do të duelojë ndaj sfidantit të pamposhtur në stadiumin e Tottenham, në Londër.

Joshua shpesh poston foto nga përgatitja e tij në palestër, por këtë herë ka publikuar foto nga vrapi që është duke bërë në rrugët e Londrës. I qeshur dhe me kapuç në kokë, Joshua duket në formë të mirë fizike para sfidës. “Ne do t’ia dalim mbanë”, shkruan Joshua në rrjetet sociale.

Britaniku ka deklaruar se për këtë sfidë do të ulë pak peshën trupore. “Po stërvitem dhe bëj mjaft ushtrime. Kam mësuar shumë nga trupi im por edhe për rivalët e mi kam informacion. Nuk kam nevojë të ulem shumë në peshë, pasi garoj në peshën e rëndë e kjo mund të jetë një sfidë me 12 raunde”, tha Joshua.

Related posts

“Topin e Artë” apo Kupën e Botës? Ja kë zgjedh Luca Modriç

Isa.Autor

ELCHE-REAL MADRID/ Pas një asist nga Diaz, Vinicius ndëshkon për “Los Blancos” (VIDEO)

Delo.autor

Nuk do ta besoni/ Ja sa milionë i përgatit Real Madridi për Kylian Mbappen

Sadik.Autor

Leave a Comment