Futboll Seria A Sport

PAS DY JAVËSH PROÇES/ Napoli fiton në apel dhe rikthen yllin për sfidën ndaj Juventus, ja emri…

Napoli ka rifituar sulmuesin Viktor Osimhen për sfidën ndaj Juventusit duke fituar vendimin e apelit pas më shumë se dy javëve proces.

Osimhen u nxor jashtë lojë me karton të kuq nga gjyqtari në sfidën e parë të kampionatit ndaj Venecias, pas një ndërhyrje të rëndë ndaj kundërshtarit në minutën e 23-të të takimit.

Komisioni i Disiplinës vendosi të pezullojë me 2 ndeshje sulmuesin pasi ndërhyrja e tij u cilësua si mjaft e rëndë.

Drejtuesit e skuadrës nuk ndenjën duarkryq dhe e dërguan në apel vendimin, teksa pasditen e sotme apeli ka hedhur poshtë vendimin e pezullimit për dy ndeshje, duke bërë që Osimhen të jetë i gatshëm për sfidën kundër Juves në datën 11 shtator.

Një lajm i mirë për Spaletin që fiton sulmuesin kryesorë të skuadrës, i cili po fiton mjaft terren duke u bërë një ndër lojtarët më të rëndësishëm të Napolit

Related posts

FORMULA 1 E GJUNJËZUAR NGA KORONAVIRUSI/ Ideja surprizë: Në këtë pistë zhvillojmë 2-3 gara për të shpëtuar sezonin

Delo.autor

“OPERACIONI FSHESA”/ MILANI pritet të shesë dy lojtarë për të transferuar super “yllin”

Isa.Autor

MERKATO E VERËS/ Joao Mario arrin akordin, klubi kërkon 30 milionë euro dëmshpërblim nga Inter

Delo.autor

Leave a Comment