Futboll Kategoria Superiore Sport

U TRANSFERUA TEK PARTIZANI/ Sulmuesi Filipoviç: Sot është fillimi i një aventure të re, sfida të reja për…

Në ditët e fundit të merkatos, te Partizani u afruan shumë futbollistë, ndërsa merkatoja u mbyll me afrimin e sulmuesit kroat, Andrija Filipoviç.

24-vjeçari ka zbarkuar dje në Tiranë dhe u zyrtarizua me fanellën e kuqe, ku do të mbajë numrin 11, që e kishte Jurgen Bardhi. Vetë Filipoviç e “zyrtarizoi” këtë transferim, pasi gjatë paradites së djeshme ka postuar një foto të tij në rrjetet sociale, ku shihet teksa fluturon drejt Shqipërisë.

Sulmuesi kroat vlerësohet nga “Transfermarkt” me vlerën 500 mijë euro dhe bëhet menjëherë lojtari më i shtrenjtë te Partizani, si dhe ndër më të shtrenjtët në Superiore. Me ardhjen e Filipoviçit, Daja ka tashmë më tepër alternativa në sulm dhe konkurrenca për një fanellë titullari në ofensivë është rritur ndjeshëm.

Sot është fillimi i një aventure të re. Sfida të reja për t’u përballur, kujtime të reja për të bërë dhe pengesa të reja që do të vijnë…”, shkroi Filipoviç në “Instagram”.

Related posts

E zbulon RAI: Berluskoni pronar i Milanit, kinezët janë thjesht fasadë

Sadik.Autor

“BARCELONA ËSHTË JETA JONË, JO LODRA JUAJ”/ Tifozët “Katalanas” kundër krijimit të European Super League

Delo.autor

PLAS DAJAKU/ Rrihen BRUTALISHT lojtarët e moshave, 10 futbollistë përfundojnë në SPITAL (FOTO)

Isa.Autor

Leave a Comment