Futboll Sport

ZBULOHET PRAPASKENA/ Ozil i pakënaqur me aventurën në Turqi, ja destinacioni i radhës për fantazistin…

Ish-futbollisti i Real Madrid, Mesut Ozil duket i pakënaqur nga aventura e tij në Turqi me skuadrën e Fenerbaçes.

Ozil u transferua në Turqi në janar të këtij viti nga Arsenali, me topçinjtë që kursyen 350 mijë paund rrogë në javë nga një futbollist që mbante vetëm emrin, pasi rendimenti i tij kishte rënë ndjeshëm. Prej 8 muajsh, Ozil u aktivizuar vetëm 10 ndeshje sezonin e kaluar, ndërsa këtë sezon një e ka nisur si titullar dhe një nga stoli pasi trajneri i Fenerbaçes preferon më shumë 20-vjeçarin Muhamet Gumuskaja.

Dyshimet u rritën dhe më shumë ku Ozil mungoi në ndeshjen e kampionatit si pasojë e dëmtimit, por mediat në Turqi folën për një takim të fshehtë të ish-mesfushorit të Gjermanisë me Emirin e Katarit, Sheik Tamim Al Sani.

Menjëherë u ngritën hipotezat për një transferim të mundshëm të Ozil në Katar, ose nuk përjashtohet dhe mundësia në kampionatin amerikan të futbollit, pasi vetëm kampionate të tilla kanë mundësi të afrojnë lojtarë me paga të larta vetëm për marketing.

Tfiozët e Fenerbaçes kanë mbetur mjaft të zhgënjyer pasi në janar, Ozil firmosi kontratë 3-vjeçare dhe shprehej se ky transferim ishte ëndërr për të.

Related posts

“AGNELLI, PEREZ DHE GAZIDIS JANË MASHTRUES”/ Presidenti Ceferin: Super Liga është një pështymë në fytyrë kundër atyre që…

Delo.autor

CHAMPIONS/ Isco kalon në epërsi Realin, ja GOLI

F.autor

SPANJA TRIUMFOI ME “MANITA”/ Ukraina e Shevchenkos shkruan historinë dhe kualifikohet në raundin e 1/8-ve

Delo.autor

Leave a Comment