Futboll Seria A Sport

“UROJ QË TË VINI SHPEJT”/ Ylli i Serisë A ishte gati të dhuronte fanellën e tij, por tifozët nuk… (VIDEO)

Mesfushori i Atalanta-s, Marten de Roon, është konfirmuar një personazh i vërtetë i rrjeteve sociale.

Futbollisti holandez ka qenë shpesh protagonist i disa batutave ose gjetjeve të publikuara në Instagram dhe Twitter.

Edhe këtë herë është shfaqur shumë mirë në rolin e aktorit.

Mesfushori i zikaltërve ka publikuar një video ku shfaqet në dyqanin e Atalanta-s në Bergamo në pritje për të dhuruar 3 fanella me autograf tifozëve.

Në video, ai shpjegon se çfarë duhet bërë për të marrë fanellat:

“Jam këtu në Atalanta Store në Bergamo, tre personave të parë që do të vijnë dhe do të blejnë fanellën e Marten De Roon, do t’u jap një autograf dhe do t’i paguaj unë. Uroj që të vini shpejt…”, kanë qenë fjalët e lojtarit.

Fatkeqësisht, më pas, në video shihet sesi lojtari pret më kot për disa orë që të vijë dikush. Në fakt, askush nuk ka hyrë në dyqan për të marrë fanellën e tij.

Një filmim ironik që holandezi ka dashur ta bëjë më argëtues duke shkruar: “Vë bast se Messi nuk do të ndodhej kurrë në një situatë të tillë”.

Related posts

Cannavaro, mbiemri që nuk shteron në Serie A

Q.Autor

Tare në Rusi, pas lojtarit iranian tani po vëzhgon brazilianin…

Sadik.Autor

PAS GAFËS SË PORTIERIT TË ANDORRËS/ Sadiku shtyn topin në rrjetë me portën bosh (VIDEO)

Delo.autor

Leave a Comment