Futboll Sport

SUPER GOLI I DURMISHAJ/ Në fund del me kokën ulur nga fusha (VIDEO)

Fiorin Durmishaj vazhdon të jetë një nga elementët më interesante në kampionatin grek të futbolli dhe nuk është aspak rastësi që klubet më të mëdha greke kanë piketuar sulmeusin shqiptar të Panionios. Futbollisti ka treguar se është mjaft i aftë para portës dhe po gjen me rregullsi rrjetën me Panionios, arsye pse për ish-futbollistin e Shpresave tanimë ka interes edhe nga Kristian Panuçi që do ta bashkojë me ekipin A.

Sot, Durmishaj tregoi përsëri talentin e tij duke shënuar në kampionat edhe pse në fakt nuk i shërbeu shumë skuadrës së Panionios për të marrë një rezultat pozitiv ndaj Larisës. Kjo e fundit, me Andonin si titullar dhe Sahitin që u aktivizua në fundin e ndeshjes për pak minuta, fitoi 4-2.

Por Durmishaj la shenjë me një gol të shkëlqyer në minutat shtesë të takimit. Ai gjeti rrjetën me një gjuajtje të fortë nga distanca duke vulosur rezultatin përfundimtar 4-2 të ndeshjes. Ky ishte goli i katër në këtë kampionat për Durmishajn, i cili në janar mund të ndërrojë ekip pasi ka shumë skuadra që interesohen për të.

Related posts

BARCELONA-SEVILLA/ Luk de Jong shënon ndaj “Katalanasve”, Coutinho rihap sfidën (VIDEO)

Delo.autor

TËRBOHET DE GEA/ Asnjëherë nuk i dëgjoj GJËRAT E KËQIJA, që thonë për…

Isa.Autor

Tevez: Në Kinë nuk kanë lidhje me futbollin

Q.Autor

Leave a Comment