Futboll Kombëtarja Shqipëri Sport

VDEKJA E YLLI MIHALIT/ Grezda kujton: Gjithmonë më thoshte fokusohu më shumë te futbolli, lëri vajzat

Lajmi i ndarjes së parakohshme nga jeta të Ylli Mihalit, fizioterapistit të përfaqësueses shqiptare, ka trishtuar të gjithë ambientin kuqezi. Lojtarë e ish-lojtarë të përfaqësueses shqiptare kanë ndarë pikëllimin për këtë lajm tragjik, ndërsa e kanë kujtuar si një personazh të veçantë i cili prej më shumë se dy dekadash ishte në shërbim të djemve kuqezi.

Një prej futbollistëve që ka patur një lidhje miqësore me Ylli Mihalin, Eros Grezda, ka kujtuar sot në “Shqipëria LIVE” se si ishte kjo marrëdhënie mes tyre dhe këshillat e veçanta që i kishte dhënë.

“Sa herë që vija në Shqipëri nuk rrija pa e takuar. Ylli ka pasur një pozitivitet shumë, shumë të madh. Ne ndonjëherë shkonim në sallë vetëm për të qëndruar me Yllin, jo vetëm për të bërë mesazh. Ka qenë atmosferë shumë e mirë sa herë që kemi qenë me të.

Këshilla? Gjithmonë më thoshte “Lëri vajzat, mos shiko vajzat! Ke gjithë atë talent, fokusohu më shumë te futbolli, lëri vajzat”.

Nuk do ta harroj kurrë, isha ne Turqi, kisha shumë probleme me kofshën, e dija që vetëm duart e tij mund të më shpëtonin para ndeshjes. 10 minuta para nxemjes më bëri masazhin e vet dhe më tha “Ke për të bërë gol”. Dhe aty bëra golin e parë me Shqipërinë dhe kemi festuar shumë pas ndeshjes. Goli i parë nuk harrohet por ylli kishte shumë merita te ky gol”, kujtoi Grezda ndarjen nga jeta të fizioterapistit të kombëtares shqiptare.

Related posts

LIVE/ Starton sfida Champions Tottenham-Bayern Munich

Delo.autor

“DO KTHEHEM PËR TË FITUAR”/ Neymar mendon për Man United dhe zbulon ëndrrën

Delo.autor

LEONARDO E DËSHIRON NË KLUB/ Milani pranë akordit me talentin nigerian…

Delo.autor

Leave a Comment