Futboll Seria A Sport

VETËM 4 MINUTA NË FUSHË, REALIZOI GOLIN E FITORES/ “Heroi” Brahim Diaz: Kam besim tek ky Milan

Vetëm 4 minuta në fushën e blertë, Brahim Diaz realizoi golin deçiziv dhe të fitores të Milanit dje në orarin e drekës në transfertë ndaj Specias ku kuqezinjtë e Piolit fituan me rezultatin 1-2. Në mikrofonat e “DAZN”, fantazisti kuqezi ka folur pas ndeshjes duke deklaruar se kanë fituar një ndeshje të komplikuar:

“Është gjithmonë një ndeshje e komplikuar këtu në transfertë ndaj Specias. Ata luajnë mirë dhe kanë luajtur një ndeshje të mirë, por ne të gjithë luftuam së bashku dhe bëmë atë që bëjmë gjithmonë.

Unë jam shumë i lumtur për të gjithë, është e komplikuar të fitosh këtu dhe ne morëm 3-pikëshin në shtëpi. Ndihem mirë dhe kam besim në veten time dhe në ekip.

Le të shohim se çfarë mund të bëhet për t’u përmirësuar. Tonali dhe unë jemi lojtarë të talentuar, por i gjithë ekipi po lufton dhe është e drejtë të flasim për të gjithë.

Përgjegjësia e numrit 10? Më pëlqen personaliteti. E di që tifozët më japin të njëjtin kor që bënë me Kakanë, mbështetja e tyre është e jashtëzakonshme dhe unë jam i lumtur.”, përfundoi Brahim Diaz.

Related posts

SUPERLIGA/ Laçi kërkon të kapë kreun, Kukësi rikthimin te fitorja

Isa.Autor

GJYKATA EVROPIANE GODET FIFA DHE UEFA/ I jep të drejtë Super Ligës: Futbolli është i lirë

F.autor

YLLI BELG KA SHËNUAR 1 GOL NË 5 NDESHJE/ Tuchel: Situata e Lukakut nuk zgjidhet me një hap, e dimë që…

Delo.autor

Leave a Comment