Futboll Seria A Sport

ZBULOHET PRAPASKENA/ Superliga e Perez dhe Agnelli nuk ka vdekur, po studiohet rikthimi i madh

Superliga Europiane nuk ka vdekur, ose më mirë të themi, po planifikon kthimin. Revista gjermane “Der Spiegel” zbuloi se agjencia angleze “Flint”, eksperte në sektorin e lobimit, është kontaktuar për të studiuar një plan “ringjalljeje” për Superligën, i kompletuar me një draft-dokument të titulluar: “Hapja e rrugës për Superligën: strategji për rindërtimin, rifillimin dhe fitimin”.

Sipas mediave gjermane, strategjia do të jetë kundër modelit aktual të UEFA-s, i konsideruar abuziv dhe monopolist. Përveç kësaj, 12 klubet themeluese janë ende në projekt, pavarësisht se 9 prej tyre janë tërhequr dhe kanë rënë dakord të ribashkohen përsëri me UEFA-n dhe ECA.

Së fundi, kompania e Madridit, “A22 Sports Management” (konsulente e Superligës) do të studionte një sistem më fleksibël, me një format që do të siguronte promovime dhe rënie midis një Superlige 1 hipotetike dhe një Superlige 2.

Related posts

Neymar dhe Alves sillen si bosa, kjo s’u pëlqen lojtarëve tjerë të PSG-së

Delo.autor

SHPREH ADMIRIMIN PËR LOJTARËT E REAL MADRID/ Rodrygo Goes: Në sfondin e telefonit mbaj…

Delo.autor

LIVE/ Champions League: Mbyllet ndeshja Dynamo Kyiv-Barcelona. Rezultati 0-1

Delo.autor

Leave a Comment