Futboll Sport

MERKATO E VERËS/ Një gjigant për sulmin, Kastrioti negociata të avancuara me 28-vjeçarin kroat…

Kastrioti kërkon të zëvendësojë patjetër largimin e golashënuesit më të mirë të sezonit të kaluar, Dejvid De Silva.

“Panorama Sport” zbulon ekskluzivisht nga burime në klubin krutan se drejtuesit janë në një fazë të avancuar negociatash me sulmuesin kroat, Mario Jelaviç.

Bëhet fjalë për një lojtar shtatlartë (1.89 metra) që në sezonin e fundit ka qenë pjesë e Rudes në Ligën e dytë kroate.

Jelaviç shënoi 7 gola në kampionatin e kaluar në 24 ndeshje të luajtura.

Burime në klubin krutan tregojnë se sulmuesit i është bërë një ofertë zyrtare dhe pritet përgjigjja konkrete në orët në vijim. Koha nuk pret, pasi më 5 shtator mbyllet afati i transferimeve dhe drejtuesit po nxitojnë për të mbyllur sa më shpejt këtë “operacion” të merkatos.

Jelaviç është një lojtar i afirmuar në Kroaci, pasi karrierën e ka nisur te Hajduk Spliti në vitin 2011, duke debutuar me klubin e njohur kroat.

Më pas është aktivizuar me Slaven Koprivnica, Solin, Istra 1961 dhe Dugopolje.

Rekordin e golave e ka me Solin, pikërisht 12 të shënuar në 29 ndeshje të luajtura gjatë sezonit 2016-2017.

Jelaviç ka provuar të luajë një vit edhe në Suedi me Atvidabergun, por gjithashtu tri sezone në Belgjikë me skuadrën e njohur Eksel Muskron.

Sulmuesi kroat shquhet për një goditje të fortë, teksa këmba e tij e preferuar është e majta.

Ndërkohë, dje klubi krutan zyrtarizoi edhe mesfushorin portugez, Ruben Silva, i cili prej një muaji po stërvitet me skuadrën e Ndreut.

25-vjeçari ka firmosur kontratën dhe tashmë është zyrtarisht i Kastriotit.

Në të kaluarën ka luajtur me ekipe në Kroaci dhe Angli.

Related posts

Juventus dhe Napoli kërkojnë portierin e Genoa…

Sadik.Autor

Ibrahimovic: Unë nuk jam mbreti i futbollit, por Zoti…

Sadik.Autor

PSG GODITET NGA COVID-19/ 5 lojtarë rezultojnë pozitiv, Messi bllokohet në Argjentinë

Delo.autor

Leave a Comment