Futboll Kategoria Superiore Sport

ZYRTARE/ Arrihet marrëveshja, Laçi firmos kontratën me ish-mesfushorin e Bylisit…

Mesfushori Serxho Ujka është edhe zyrtarisht pjesë e Laçit, duke u rikthyer me fanellën bardhezi pas tri sezonesh te Bylisi i Ballshit.

“Panorama Sport” paralajmëroi në numrin e djeshëm se 23-vjeçari kishte gjetur marrëveshjen me drejtuesit kurbinas dhe pritej vetëm firma.

Kësisoj, tashmë vjen edhe zyrtarizimi i kontratës, teksa pas federimit në FSHF, menjëherë lojtari ka dalë në stërvitje.

Ujka vjen pas dy sezoneve shumë të mira te ballshiotët në Superiore, ndërsa forcon së tepërmi tashmë mesfushën e Laçit, me trajnerin Dejan Vukiçeviç që do të ketë disa alternativa për qendrën e këtij reparti.

Kësisoj, Laçi e mbylli merkaton e verës me 10 afrime dhe pikërisht lojtarë si Saliu Guindo, Klinti Qato, Bashkim Velija, Mario Dajsinani, Marko Roganoviç, Renato Ziko, Dejan Zarubica, Ilirid Ademi, Viktor Velkoski dhe Serxho Ujka.

Ndërkohë, numri i largimeve ishte i njëjtë.

SULMUESI

Van Dejv Harmon bëhet pjesë e triumfit të kombëtares së Liberisë në ndeshjen në transfertë ndaj Republikës së Afrikës Qendrore.

Kjo ndeshje ishte e vlefshme për kualifikueset e Botërorit dhe sulmuesi i Laçit u aktivizua në minutën e 68-të, atëherë kur rezultati ishte 0-0. Goli i fitores u shënua në minutën e 86-të nga Sherman, duke i dhuruar tri pikë të arta të Liberisë.

Harmon zuri vendin e Kosiah, që aktivizohet në Holandë te NAC Breda. Ndërkohë vlen të theksohet fakti, se titullar te Liberia u aktivizua edhe mbrojtësi i Dritës së Gjilanit, Princ Balde.

Pas aventurës me ekipin kombëtar të Liberisë, 25- vjeçari Harmon pritet të rikthehet te Laçi, për të qenë në dispozicion të kurbinasve për ndeshjet e kampionatit.

Related posts

TRONDITET JUVENTUSI/ Një SUPER lojtar do të thotë lamtumirë pas ndeshjes me REALIN

Isa.Autor

DIEGO COSTA DHE GRIEZMANN DREJT LARGIMIT/ Atletico projekton treshen “vrasëse” të Serie A në sulm, ja emrat

Delo.autor

ANALIZA/ Merkato e dobët dhe trajner pa ide, ja arsyet e dështimit të Barcelonës

Delo.autor

Leave a Comment