Kukësi më në fund e ka gjetur bomberin që po kërkonte. Verilindorët kanë firmosur me sulmuesin moldav Artiom Puntus i cili ka një karrierë të pasur me ekipe në vendin e tij.
Ashtu siç lajmëroi ekskluzivisht ‘Panorama Sport’, 26-vjeçari ka firmos një kontratë për dy vite duke i dhënë fund pritjes së klubit për sulmuesin që kishin kohë që e kërkon.
Lajmin e bëri të ditur vetë faqja e Kukësit me anë të një postimi në rrjetet sociale duke bërë të ditur dhe detajet e marrëveshjes.
Postimi i Kukësit
Zyrtare! Artiom Puntus është futbollist i Kukësit
Skeda e Lojtarit:
Emri: Artiom Puntus
Mosha: 26 vjeç
Kombësia: Moldav
Gjatësia: 1.80 m
Pozicioni: Sulmues
Klubet e meparshme: Sherif Tiraspol, Saxan, Petrocub, Sfintul Gheorghe
