Futboll Premier League Sport

ZYRTARE/ Spikati prej shumë sezonesh në Premier, Nasri tërhiqet nga futbolli në moshën 34-vjeçare

Ish-mesfushori i Francës, Samir Nasri ka njoftuar ditën e sotme tërheqjen nga futbolli i luajtur. Marsejezi i cili ndodhej pa klub që nga 30 qershori i vitit 2020 ku përfundoi bashkëpunimin me skuadrën belge të Anderlehtit, ka “varur këpucët në gozhdë” në moshën 34-vjeçare.

Gjatë një interviste me mikrofonat e “JDD”, ish-mesfushori i Arsenalit dhe Mançester Sitit ku fitoi dhe me këtë klub dy tituj kampionë në Premier Ligën angleze, sqaroi opinionin publik përse e ndërmori këtë hap.

“Një episod më lëndoi shumë dhe ndryshoi marrëdhënien time me futbollin: skualifikimi im. Unë nuk kisha marrë asnjë produkt doping. Ishte thjesht një injeksion me vitaminë sepse isha i sëmurë.”

Nasri u pezullua për 18 muaj nga UEFA në shkurt të vitit 2018 për shkelje të rregullave anti-doping.

Gjithashtu francezi përveç Anderlehtit, Mançester Sitit dhe Arsenalit më parë ka mbajtur veshur edhe fanellat e Marsejës, Sevijas dhe Uest Hemit.

Përveç dy titujve me skuadrën nga Mançesteri ai me këtë klub fitoi edhe Kupën e Anglisë.

Related posts

VLERËSIMI I PARËR PËR KËTË VIT/ 3 gola dhe asiste, mesfushori shqiptar zgjidhet lojtari i muajit në Kroaci (EMRI)

Delo.autor

NJË LEGJENDË/ “Kasapi” arrin 400 ndeshje në La Liga me Real Madridin

Isa.Autor

U LARGUA NGA PARTIZANI/ Mesfushori Hyseni: Këtu ka më shumë dele se njerëz, do rikthehem në Shqipëri

Delo.autor

Leave a Comment