Futboll Kategoria Superiore Sport

KËRKON PËRFORCIME NË EKIP/ Laçi zbret në fushë, klubi kurbinas pret dy goditje në merkato

Laçi është rikthyer dje në fushë pas festës së Krishtlindjeve. Skuadra e drejtuar nga Mirel Josa ka bërë një seancë të lehtë stërvitore në kompleksin e Kamzës, aty ku kanë marrë pjesë të gjithë futbollistët vendës, me përjashtim të të huajve që kanë marrë disa ditë leje më tepër për të qenë pranë familjeve të tyre.

“Panorama Sport” mëson se trajneri Josa ka menduar që të stërvisë ekipin edhe dy ditë e më pas lojtarët të shpërndahen për të festuar Vitin e Ri. Sipas asaj që ka planifikuar stafi, bardhezinjtë do të kthehen në fushë më 3 janar.

Ndeshja e radhës e Laçit për javën e 16-të të kampionatit do të jetë në transfertë kundër Skënderbeut më 15 janar. Koha është e shkurtër për të kryer një minifazë përgatitore, prandaj dhe Josa ka menduar që të shtojë ngarkesën vetëm në javën e parë pas rikthimit në fushë. Aktualisht, drejtuesit po punojnë në të njëjtën kohë për merkato.

Së fundmi ka dalë në skenë emri i Sherif Kallakut për një huazim të mundshëm nga Lokomotiva e Zagrebit, por gjithsesi nga ana e klubit kurbinas nuk ka ende diçka zyrtare.

Për Kallakun interesohen edhe Dinamo e Partizani, por çdo gjë do të konfirmohet në fillim të janarit.

Nga burime në klub mësohet se drejtuesit kanë menduar të bëjnë të paktën dy afrime, teksa po shikohet për një sulmues krahu dhe gjithashtu një mbrojtës të majtë tipik, për të blinduar këto pozicione.

Në klubin kurbinas nuk kërkojnë të nxitohen me lëvizjet, për më tepër në këtë periudhë, ku mundësitë janë të pakta.

Related posts

STATISTIKAT E JAVËS SË 13-TË/ Vetëm 5 gola të shënuar në Superiore, rekordi më negativ i sezonit

Delo.autor

SHFRENON FANTAZINË MEMUSHAJ/ Shënon gol fantastik nga jashtë zone për Pescarën (VIDEO)

Delo.autor

BOTËRORI/ Ekuadori nuk i trembet Senegalit në ndeshjen e fundit të fazës së grupeve, amerikano-jugorët duan vend në histori

F.autor

Leave a Comment