Futboll La Liga Sport

10 GOLA NË 8 NDESHJE/ Dy arsye pse Rudiger është kthyer në objektivin numër një tek Real Madrid

Real Madrid është në kërkim të mbrojtësve dhe emri i Antonio Rudiger është shfaqur në listën e tyre, si një nga objektivat kryesor.

Mbrojtësi i Chelseat, ka dy faktorë kyç në favor të tij, që e lidhin me klubin mbretëror.

Së pari, ekziston ana ekonomike, pasi Los Blancos ende po vuajnë nga efektet e pandemisë.

Kontrata e gjermanit me klubin londinez do të skadojë në fund të sezonit aktual dhe duket se ka një distancë të madhe mes lojtarit dhe klubit kur bëhet fjalë për rinovimin.

Kjo gjë ia hap derën një situate të njëjtë me David Alaban, i cili në mënyrë të ngjashme nuk arriti një marrëveshje me Bayern Munich dhe përfundimisht ishte në gjendje të largohej i lirë.

Tai mbetet të shihet nëse Real Madrid do të preferon një transferim falas në verë apo një marrëveshje me çmim të ulur në janar.

Arsyeja tjetër kryesore pse Los Blancos janë të interesuar është sepse në moshën 28 ​​vjeç, Rudiger është një lojtar me përvojë, cilësor dhe në kulmin e karrierës së tij.

Me largimet e Sergio Ramos dhe Raphael Varane, Real Madridi mendon kanë ngecje në mbrojtje, pavarësisht ardhjes së David Alabas.

Edhe numrat tregojnë pasi në tetë ndeshje, Real Madrid ka pranuar 10 gola këtë sezon.

Opsionet për Ancelottin

Rudiger do t’i jepte Carlo Ancelottit më shumë opsione në pjesën e pasme, ku ai nuk ka shumë fleksibilitet për momentin. Lëndimet e Alabas dhe Nachos, kanë bërë që Jesus Vallejo të jetë mbulesë dhe Eder Militao të jetë i vetmi titullar i sigurt në qendër të mbrojtjes.

Pasi ka luajtur qindra ndeshje në Bundesliga, Serie A dhe Ligën Premier, dhe 50 ndeshje me Gjermaninë, Rudger është mbresëlënëse me këto të dhëna. /Telegrafi

Related posts

Zyrtare: Dështaku i Interit kthehet të ish-skuadra

Q.Autor

NUK KA VETËM NË SHQIPËRI FUSHA PATATESH/ Presidenti i Valladolid i kërkon ndjesë Barcelonës

Isa.Autor

“ZANIOLO TRADHTAR”/ Kërcënohet ylli i Romës nëpërmjet së motrës, mesazhe të frikshme në muret e shkollës së saj

Delo.autor

Leave a Comment