Futboll Sport

TALLET NE RAGNICK/ Tuchel: Do kenë dashur të më shkarkojnë…

Tomas Tuhel e komentoi me humor deklaratën e parë të trajnerit të ri të Mançester Junajtidit, Ralf Rangnikut, se ai refuzoi stolin e Çelsit në muajin shkurt. Tekniku i “Djajve” tha në konferencën e parë për shtyp në “Old Trafford” se Çelsi i ofroi stolin e Frenk Lampardit në muajin shkurt, duke ngatërruar muajin, sepse Tuhel e kishte marrë drejtimin në “Stamford Bridge” që në janar dhe dje tha me humor se shefat e tij do të jenë panikosur pas ndeshjes së tij të parë kundër Uolvesit në stol, e cila përfundoi 0-0.

“Ndoshta shefat panë barazimin kundër Uolvesit. Do kenë thënë: ‘Ky nuk e di se çfarë po fin për katër muaj’. Shpresojmë që Ralf të ketë bërë ndonjë lapsus me datat. Shpresojmë, sepse është një profesion i bukur në botë për të qenë trajner i Çelsit. Kur të vjen telefonata për të bërë ofertën, ti duhet të jesh i ndërgjegjshëm se nuk je i vetmi që je telefonuar.

Por, tani unë jam këtu dhe jam i lumtur”. Tuhel është një admirues i Rangnikut dhe tha se nuk ka asnjë këshillë për bashkatdhetarin e tij tani që vjen në Premier Ligë, sepse ai nuk ka nevojë për to.

Në lidhje me formacionin për ndeshjen e sotme kundër Uest Hemit, ai shtoi se Romelu Lukaku po i bën presion për të qenë titullar pas rikthimit nga dëmtimi në kavilje.

“Uest Hemi për pak sa nuk përfundoi në katër ekipet e para sezonin e shkuar dhe luftoi gjatë gjithë sezonit për ato pozicione. Është një skuadër shumë e mirë me një trajner fantastik.

Do të jetë një ndeshje e fortë. Por, do të jetë e vështirë edhe për ta që të luajnë kundër nesh. Lukaku dëshiron që të jetë titullar”. Ai njoftoi se Kovaçiç, Kante, Çiluell dhe Çalobah do të mungojnë në derbin e sotëm, por lajmi i mirë është rikthimi i Ris Xhejmsit dhe Zhorzhinjos, të cilët kanë lënë pas dëmtimet e tyre.

Related posts

“TOKIO 2020″/ Italia “dopietë” në Lojërat Olimpike, brenda pak orësh fiton 2 medalje ari

Delo.autor

MERKATO PËR CHAMPIONS/ Milani dhe Roma po mendojnë shkëmbimin e sulmuesve

Delo.autor

NGA VIRUSI TEK FUTBOLLI/ Shikoni koreografinë drithëruese të Zenitit (VIDEO)

Delo.autor

Leave a Comment