Futboll Sport

ABUZIME DHE NGACMIME SEKSUALE/ Pas Australisë, “shpërthejnë” skandalet në futbollin e femrave në Venezuelë

Futbolli i femrave në të gjithë botën po përballet me një tërmet të vërtetë sa i përket akuzave të shumë futbollisteve për abuzime e ngacmime seksuale. Presidenti i ekipit të Uashington Spirit në SHBA dha dorëheqjen pasi kishte shkarkuar më parë trajnerin. Të njëjtin fat e priti edhe trajnerin e North Kerolajna Kotixh. Në Australi, federata ka hapur hetim nga akuzat e dy futbollisteve të kombëtares, ndërsa në Venezuelë, denoncimin e ka bërë i gjithë ekipi kombëtar.

Fushata e ngjashme me “Me Too” (Unë gjithashtu) në futbollin e fermave, ka hapur një debat që po zbulon skandale disavjeçare, aq sa FIFA ka nisur hetime, ndërsa në SHBA janë anuluar të gjithë ndeshjet e kësaj jave.

Në Australi, ish-futbollistja Lisa de Vana, ka treguar se ngacmimet gjatë karrierës së saj kanë qenë të shumta, sidomos kur ishte pjesë e përfaqësueses U20 të Australisë. “Kam pësuar abuzime, ngacmime, bullizëm. Kam qenë e pranishme në gjëra që më kanë shqetësuat, jam ngacmuar seksualisht”, tha ajo për mediat në vendin e saj. Deklarata që janë mbështetur edhe nga ish-futbollistja Elisia Karnavas dhe menaxherja e saj, Rous Garofano.

Ndërsa nga Venezuela vjen skandali më i rëndë. “Përdhunime dhe abuzime seksuale në kombëtaren e Venezuelës”, shkruante në një postim të gjatë sulmuesja e Atletiko Madrid, Dejna Kastejanos, në emër të saj dhe të 23 futbollisteve të përfaqësueses. Aty denoncohen ngjarje të rënda ndër vite në përfaqësuese, të cilat kanë nisur që nga viti 2008. Në qendër të ciklonit është trajneri Keneth Zseremeta, i cili ka punuar në përfaqësuese të ndryshme të Venezuelës. “Sulm dhe abuzim fizik, psikologjik apo seksual kundër lojtarëve, përfshirë edhe minoreneve”, janë disa nga akuzat që ngrihen kundër tij, në një ngjarje shumë të rëndë pasi aty flitet për abuzime edhe ndaj një futbollisteje 14-vjeçare. Pikërisht nga ky denoncim publik lindi edhe hetimi i FIFA-s, pasi i bëhej ftesë direkte që të ndërhyhej në këtë situatë.

Related posts

KORONAVIRUSI/ Mourinho me mendim ndryshe nga të tjerët: Me kamera, stadiumi nuk do të jetë kurrë bosh!

Delo.autor

I SIGUROI KUALIFIKIMIN NË GJYSMËFINALET CHAMPIONS/ PSG gati t’i ofrojë kontratë të re sulmuesit…

Delo.autor

E PAPRITUR/ “Trondit” Ronaldo, refuzon ofertën për të qenë në “KLASIKE”

Isa.Autor

Leave a Comment