Futboll Premier League Sport

“AJO QË BËMË ISHTE E “ÇMENDUR”/ Klopp analizon detajet e fitore së Liverpoolit në “Old Trafford”

Jurgen Klopp e ka të vështirë të gjejë fjalët e duhura për të përshkruar fitoren 5-0 ndaj Manchester Unitedit në Ligën Premier.

The Reds shënuan katër gola qysh në pjesën e parë, derisa në të dytën përkundër rasteve, realizuan vetëm një herë.

Pas ndeshjes, strategu gjerman ka thënë se ai nuk e priste një fitore të thellë, por që e filluan takimin me presion të lartë.

“Çfarë mund të them? A e prisja këtë? Jo. Ajo që bëmë ishte e çmendur. Presioni i lartë, fitimi i topave, shënuan gola të mrekullueshëm. U thashë futbollistëve në pjesën e parë të luanin më mirë. E kontrolluam lojën pas golit të pestë, nuk kishte të bënte me shënimin e më shumë golave, rëndësi kishte të mos kishim dëmtime”, ka thënë Klopp pas ndeshjes.

“Rezultati është i çmendur, pyeta nëse ka pasur një rezultat të tillë në histori. Lojtarët shkruan një pjesë të bukur të historisë. Është e veçantë, por ne nuk festojmë si të çmendur. Kemi respekt për kundërshtarët, ishim me fat në disa momente, United nuk është në momentin më të mirë”.

“James Milner ka një problem në kofshë, më tregoi se diçka nuk ishte në rregull. Për Naby Keitan duhet të shohim, ka një problem në këmbë”.

“Mo ishte aty për të shënuar gola. Ai e përballon shumë mirë famën, kënaqet me futbollin e tij. E dija që dëshiron ta mbyllë karrierën këtu, e di situatën”, ka shtuar më tej gjermani.

as javës së nëntë, Liverpooli është në vendin e dytë me 21 pikë, një më pak se lideri Chelsea, ndërsa Manchester Unitedi është në të shtatin me 14 sosh.

Në xhiron e dhjetë, The Reds do të takohen me Brightonin, ndërsa Djajtë e Kuq do të kenë punë me Tottenhamin.

Related posts

PAS 9 MINUTASH LOJË/ Sterling përfiton nga gafa trashanike dhe zhbllokon sfidën (VIDEO)

Delo.autor

E BUJSHME/ Neymar telefonon kampionin e Botës, e fton te PSG-ja

Isa.Autor

Kazakistani U-19, i kthen reston Shqipërisë, e mposht në miqësoren e dytë

Sadik.Autor

Leave a Comment