Futboll La Liga Sport

AKORDI BARCELONA-ANSU FATI/ Arrihet marrëveshja për rinovim. Ja detajet e kontratës së re…

Pas lëndimit të rëndë, që e mbajti atë jashtë fushave të blerta për 11 muaj, Ansu Fati është kthyer për të mahnitur me Barcelonën. Pas lamtumirës së Messit, talenti i ri spanjoll po mban mbi supe atë fanellë të rëndë me numrin 10. Pavarësisht minutave të pakta aktivizim, ai tashmë ka shënuar 2 gola në 4 ndeshje.

Ansu Fati është e ardhmja e klubit azulgrana dhe sipas asaj që ka mësuar “Mundo Deportivo”, po afron zgjatja e kontratës. Takimi midis agjentit të lojtarit, Jorge Mendes, dhe drejtorit sportiv të klubit katalanas, Mateu Alemany, çoi në gjetjen e marrëveshjejes në parim për rinovimin e kontratës aktuale, që skadon në qershor 2022. Talenti i lindur në Guinea-Bissau do të nënshkruajë rinovimin 5-vjeçar me përmirësime të rëndësishme ekonomike.

Marrëveshja i përgjigjet gjithashtu vendimit të klubit dhe presidentit Laporta për të rinovuar me grupin e të rinjve, të cilët mund t’i rrëmbejnë gjigantët e tjerë të Europës. Kështu, pas rinovimit të Pedrit dhe dakordimit në parim me Ansu Fati, fushata planifikon “blindimin” e Gavi dhe Araujo, së shpejti.

Related posts

Alex Sandro dhe PSG bien dakord, tani pritet Juventusi për t’i vënë “vulën”

Isa.Autor

Igor Tudor nuk bind Udinese-n, ish-trajneri i Partizanit pranë shkarkimit

Sadik.Autor

U-19/ Gol dhe paraqitje pozitive, lojtari i Shpresave mund Interin dhe shkon në finale

Delo.autor

Leave a Comment