Futboll Sport

ALARM KUQEZI/ Gjysma e Kombëtares nuk luajti këtë fundjavë me skuadrat e tyre

Kjo fundjavë pothuajse është marrë pushim nga lojtarët e Kombëtares shqiptare. Pas ndeshjeve të tetorit me përfaqësuesen, ata janë kthyer te skuadrat përkatëse, por bie në sy që shumica e lojtarëve janë jashtë fushe për shkak dëmtimi dhe COVID-i.

Ditën e djeshme mediat spanjolle publikuan lajmin se Keidi Bare do të mungojë tri deri në katër javë për arsye dëmtimi, ndërsa Ivan Balliu është i infektuar me COVID.

Në Itali, Hysaj ka marrë minuta ndaj Interit dhe Bajrami aktivizohet në të 60-ën në humbjen e Empolit ndaj Atalantës. Ndërsa për bergamaskët mungon Gjimshiti i cili së fundi operoi krahun dhe do mungojë rreth një muaj.

Pak minuta edhe për Manajn te Specia, ndërkohë portierët Berisha dhe Strakosha sërish në stol. Gjithashtu, mbrojtësit Ismajli dhe Kumbulla nuk janë aktivizuar fare këtë fundjavë, kurse Veseli, Gjasula dhe Cikalleshi vazhdojnë të infektuar me virus.

Në fushë nuk janë kthyer akoma Abrashi me Laçin, të cilët vazhdojnë rikuperimin nga dëmtimet që kanë. Jashtë është edhe sulmuesi Bekim Balaj, i cili u dëmtua në grumbullim me Kombëtaren.

Pak minuta është aktivizuar edhe Uzuni, kurse nga ana tjetër më shumë kanë luajtur Broja, Çekiçi, Roshi, Selmani.

Related posts

“MIRË SE ERDHE NË JETË”/ Graniti dhe Leonita u bënë prindër për herë të parë, ja emri i vogëlushes

Delo.autor

Gattuso, rinovon deri në vitin 2021 me Milanin

Sadik.Autor

ANALIZA/ Gabime skuadre dhe individuale, ja si Juventus dogji një “thesar”

Delo.autor

Leave a Comment