Futboll

Sergio Ramos: E dua këtë rekord, por do të jetë e vështirë

Në prag të ndeshjes numër 150 me Spanjën, Sergio Ramos ka zbuluar se objektivi i tij është të mbajë rekordin për numrin më të madh të ndeshjeve me kombëtaren.

“Ndeshja numër 150 (kundër Gjermanisë) është një moment i veçantë”, ka thënë kapiteni i Real Madrid “Nuk ka asgjë më të bukur se të përfaqësosh vendin tënd. Do të më pëlqente të bëhesha lojtari që e ka veshur më shumë herë këtë fanellë, por nuk do të jetë e lehtë”.

Gjermania do të jetë një kundërshtar i vështirë, por Ramos beson te Spanja. “Ne kemi besim te vetja dhe te grupi që kemi. Jemi skuadra që duhet mundur, kemi qenë kampionë të botës dhe duam të jemi përsëri”.

Kjo sfidë do të jetë një përsëritje e finales së Euro 2008-të. “Ka qenë një finale e vështirë. Kemi fituar falë golit të Torres, por ata kanë luftuar deri në minutën e fundit”.

Related posts

Momenti kur Ronaldo iu kërkon tifozëve t’i duartrokasin Benzemas

Q.Autor

“KËRKOJ PËRQËNDRIM MAKSIMAL”/ Flet trajneri Lerda: Janë ndeshje shumë delikate, kampionati…

Delo.autor

SOT SFIDA ANGLI-SHQIPËRI/ Reja fikson formacionin, Cikalleshi-Uzuni në sulm. Ja si pritet të rreshtohet Kombëtarja

Delo.autor

Leave a Comment