Futboll Seria A Sport

BARAZIMI PA GOLA/ Roma-Napoli për rekord, Mourinho dhe Spalletti e mbyllën sfidën me karton të kuq

Ndeshja e sotme mes Romës dhe Napolit ka qenë shumë e veçantë për mënyrën se si të dy skuadrat e mbyllën zyrtarisht duelin e  Serisë A pa trajnerë në pankinë. Si Zhoze Murinjo, ashtu edhe Luçiano Spaleti, u ndëshkuan me të kuq në duelin e luftuar të Serisë A.

Gjyqtari i tregoi kartonin e kuq Murinjos në pjesën e dytë, pasi kishte këshilluar më parë trajnerin portugez për sjelljet e tij në pankinë. Murinjo po protestonte për një faull ndaj Zaniolos dhe shpërtheu në protesta, me gjyqtarin që e largoi nga ndeshja kur kishin mbetur rreth 15 minuta për t’u luajtur.

E ndryshme ishte situata e Spaletit. Ai mbylli ndeshjen në pankinë dhe pastaj shkoi në mesin e fushës. Aty ai i tha “bravo” gjyqtarit dhe filloi ta duartrokiste. Në atë moment gjyqtari Masa iu kthye dhe i tregoi të kuqin, me trajnerin që reagoi i habitur pasi sipas tij thjesht po  bënte komplimente për mënyrën se si kishte drejtuar ndeshjen e tensionuar që u mbyll 0-0.

Related posts

SHQIPËRI-SKOCI/ Vijon shitja e biletave, “ligjin” e bëjnë “MIQTË E ACARTË” (VIDEO+FOTO)

Isa.Autor

LUMË OFERTASH/ Hapet “tenderi” për Armando Dobrën, talenti shqiptar drejt klubit të madh ballkanik

Delo.autor

Inter nuk lëshon ‘pe’ ndaj Realit, përgatit rinovimin me Icardin

Q.Autor

Leave a Comment