Futboll La Liga Sport

BARCELONA NË KRIZË TË THELLË/ Laporta ëndërron super goditjen, ndihma i vjen nga jashtë klubit

Presidenti i Barcelona-s, Joan Laporta, por merr oferta nga jashtë klubit për të financuar blerjen e Erling Haaland nga Borussia Dortmund.

Sipas Sport, Haaland është objektivi i madh i Laporta-s, pavarësisht problemeve financiare të klubit.

Një nga gjërat e  para që ka bërë Laporta pasi ka fituar zgjedhjet ka qenë të takohej me babanë e Haaland, Alf-Inge dhe menaxherin Mino Raiola.

Ëndrra e Laporta-s mund të realizohet falë sponsorëve të jashtëm që janë të gatshëm të ofrojnë shumën e nevojshme për të siguruar sulmuesin.

Siç dihet tashmë, sulmuesi norvegjez mund të largohet për vetëm 75 milionë euro nga Dortmund falë një klauzole të përfshirën në kontratën e nënshkruar me verdhezinjtë.

Related posts

12.5 MILIONË EURO BORXHE/ Klubi austriak rrezikon falimentimin, Alaba i shkon në ndihmë

Delo.autor

Allegri: Ronaldo është i jashtëzakonshëm

Sadik.Autor

AKSIDENT I FRIKSHMËM RRUGOR/ Ylli i Bayernit shkatërron makinën luksoze (FOTO)

Delo.autor

Leave a Comment