Champions League Futboll Sport

CHAMPIONS LEAGUE/ Manchester United mposht Atalantën me përmbysje falë “Përbindëshit” Ronaldo

United e ka mundur 3-2 Atalantën në “Old Trafford”. Golin e tri pikëve e ka shënuar Ronaldo.

Manchester United ka arritur fitore të madhe me përmbysje në Old Trafford, duke e mundur 3-2 Atalantën.

Vendasit e nisën shumë keq sfidën, duke pranuar dy gola të shpejtë në pjesën e parë.

Pasalic në minutën e 15’ dhe Demiral në atë të 29’ shënuan për t’i befasuar vendasit në 45 minutat e pjesës së parë.

Në pjesën e dytë, United hyri me ide më të qarta dhe dalë ngadalë arriti që deri në fund të përmbysë gjithçka, për të marrë pikët e plota.

Fillimisht në minutën e 53’ e ngushtoi epërsinë Marcus Rashford duke shënuar për 1-2.

Në të 75-të shënoi Maguire për 2-2, ndërsa në fund qershia mbi tortë ishte Critiano Ronaldo.

Ai shënoi golin e tri pikëve në minutën e 81-të.

Pas kësaj fitore, United tani ka pushtuar vendin e parë në grup me gjashtë pikë, Atalanta e dyta me katër pikë, aq sa Villarreali që e mundi Young Boys.

Related posts

“NUK ARRIJ TA KUPTOJ SE KU E GJEN GUXIMIN ARBITRI/ Kostakurta e Capello njëzëri: Rasti i CR7, penallti gjithë jetën

Delo.autor

ANA TJETËR E MBROJTËSIT SHQIPTAR/ Kumbulla: Studioj për administrim dhe marketing, nuk jam i fiskuar pas…

Delo.autor

NGA STRAKOSHA E DERI TE MBAPE/ Ja lojtarët “Top” që i skadon kontrata në 2022

Delo.autor

Leave a Comment