Futboll Sport

CONFERENCE LEAGUE/ Befasi e madhe, Bodo Glimt mposht me GOLEADË Romën e Mourinhos

Java e tretë e fazës me grupe të Conference League ka dhuruar rezultate befasuese.

Befasia më e madhe nga ndeshjet e orës 18:45 ka ardhur nga Norvegjia, aty ku Roma është mundur me rezultatin 6-1 nga Bodo/Glimt.

Kjo është humbja më e thellë e pësuar nga një ekip italian kundër një ekipi norvegjez në kompeticionet europiane dhe humbja më e thellë e pësuar nga një skuadër e drejtuar nga Jose Mourinho.

Një natë për t’u harruar për Kumbullën me shokë.

Zhgënjen edhe Tottenham, që është mundur 1-0 në fushën e Vitesse. Festë për Paok-un e mbrojtësit 23-vjeçar shqiptar Enea Mihaj.

Grekët kanë mundur 2-1 në transfertë Copenhagen dhe kanë marrë kreun e Grupit F.

Related posts

E TMERRSHME/ Gaboi te goli i pësuar, dy futbollistët rrahin për vdekje shokun e skuadrës

Delo.autor

Nis pjesa e dytë, Anglia do revanshin ndaj Tunizisë

Sadik.Autor

E BUJSHME NGA ITALIA/ Ronaldo vendos për të ardhmen. Gati nënshkruajë kontratë 2-vjeçare me…

Delo.autor

Leave a Comment