Futboll Ligue 1 Sport

DEKLARATA E BUJSHME/ Lamtumira nga Brazili ngre pikëpyetje, Neymar jep shpjegime tek PSG

Pak ditë më parë, sulmuesi brazilian Nejmar deklaroi se po mendonte të mbyllte karrierën e tij me “seleçaon” pas përfundimit të Botërorit t 2022. Një deklaratë që i ka gjetur të gjithë të papërgatitur e aq më shumë PSG-në. Në klubin francez janë shqetësuar sidomos nga fjalët e futbollistit.

Ky i fundit kishte deklaruar se vendimi motivohej me faktin se ishte lodhur me futbollin dhe sigurisht që një gjë e tillë ka bërë të ndizen sirenat e alarmit në Paris, pasi Nejmar ka kontratë deri në vitin 2025 atje.

Sipas “L’Equipe”, kjo ka shtyrë drejtorin sportiv Leonardo, që të kontaktojë lojtarin për të mësuar nëse ai ka motivim për të dhënë maksimumin edhe në klub dhe përgjigja e Nejmar ka qenë pozitive. Futbollisti i ka komunikuar drejtuesit se është gati të respektojë deri në fund kontratën e tij me PSG, për të synuar fitoren e Ligës së Kampioneve që është objektivi kryesor i klubit.

Related posts

“DUA T’I JAP NJË DORË”/Andy Ruiz rikthehet në palestër, Tyson Fury bën deklaratën surprizë

Delo.autor

“SI NUK I VJEN TURP”/ Rrjeti “shpërthen” në kritika pasi Ronaldo i dha leksion De Geas si të bëjë… portierin (VIDEO)

Delo.autor

MUNDËN NË TRANSFERTË KASTRIOTIN/ Shkëmbi: Është një fitore që merr vlera, dihet që ne…

Isa.Autor

Leave a Comment