Futboll Sport

PSG “MBULON NE AR” MBAPPE! Klubi i ofron kontratën më të madhe në historinë e futbollit

Drejtuesit e PSG-së janë gati t’i japin lojtarit francez Kylian Mbappe deri në 100 milionë shpërblime për rinovimin e kontratës, para që asnjë lojtar në botën e futbollit nuk i ka marrë më parë.

“AS” i Madridit shkruan se Mbappe, nëse qëndron te PSG dhe zgjat kontratën me klubin, do të fitojë 50 milionë euro në vit, që është kontrata më e madhe në historinë e futbollit dhe diçka që vështirë se do ta marrë ndonjë lojtar tjetër në botë.

Dihet prej kohësh që Reali po përpiqet shumë për të transferuar Mbappe-n dhe pasi PSG refuzoi një ofertë prej 180 milionë eurosh për shërbimet e tij vitin e kaluar, sulmuesi francez do të jetë në gjendje të forcojë Klubin Mbretëror si lojtar i lirë në fundi i këtij sezoni, sigurisht një rrethanë lehtësuese për të dhe për klubin.

Gjithashtu, “AS” thekson se PSG i ka premtuar se në vitin 2024 do të mund të luajë për kombëtaren franceze të futbollit në Lojërat Olimpike, gjë që do të përmbushte edhe një ëndërr të madhe.

Shtohet se klubi i ka premtuar se pas dy vitesh kontratë, më saktësisht në vitin 2024, do të mund të negociojë për të shkuar në një ekip tjetër.

Në fund spanjollja bën të ditur se dëshira e Mbappes është ende po e njëjtë, e ajo është të luajë për Real Madridin nga sezoni i ardhshëm dhe se dëshiron të largohet nga PSG pas pesë vitesh.

Related posts

HYSAJ TREMB STAFIN DHE EDY REJAN/ Ja çfarë ka ndodhi me mbrojtësin gjatë grumbullimit të Kombëtares

Delo.autor

Manchester United ofron 200 milionë euro për Salah

Sadik.Autor

“Nuk është lehtë të përshtatesh në…”, Ish-lojtari i Barcelonës i dërgon letër Coutinhos

Delo.autor

Leave a Comment