Futboll Seria A Sport

DERBI I ITALISË/ Allegri ka gati lëvizjen për të befasuar “Zikaltërit”, ja formacioni i mundshëm…

Trajneri Allegri ka publikuar listën e lojtarëve të grumbulluar për Derbin e Italisë kundër Inter-it.

Kthehet Dybala, mbeten jashtë Kean dhe Rabiot: sulmuesi është përjashtuar për shkak të një lodhjeje muskulore, Rabiot sapo është kthyer pas infektimit me Covid dhe nuk është akoma gati.

Lista e të grumbulluarve

Portierë: Sczcesny, Pinsoglio, Perin.

Mbrojtës: De Sciglio, Chiellini, De Ligt, Danilo, Cuadrado, Alex Sandro, Pellegrini, Bonucci, Rugani.

Mesfushorë: Arthur, Ramsey, McKennie, Bernardeschi, Chiesa, Locatelli, Bentancur, Kulusevski.

Sulmues: Morata, Dybala, Kaio Jorge.

Ka shumë mundësi që Bernardeschi të konfirmohet në mesfushë, me kthimin e Cuadrado-s nga krahu i kundërt pas qëndrimit në stol në transfertën kundër Zenit-it.

Do të kthehet mes titullarëve Danilo, me Alex Sandro në avantazh ndaj De Sciglio-s në krahun e majtë pavarësisht paraqitjeve të mira të ish-milanisiti në ndeshjet e fundit.

I përjashtuari i madh në mbrojtje mund të jetë De Ligt, më i miri i Juventus-it në Rusi: kapiten Chiellini është favorit për të luajtur në krah të Bonucci-t në qendër të mbrojtjes.

Në fund, Allegri duket se do t’u besojë Chiesa-s dhe Morata-s në sulm, me Kean dhe Kulusevsky-n që pritet ta nisin nga stoli.

Suedezi, vendimtar të mërkurën kundër Zenit-it, është poshtë ish-yllit të Fiorentina-s në hierarkitë e Allegri-t, por mund të jetë lëvizja surprizë e Allegri-t për të befasuar Inzaghi-n.

Formacioni i mundshëm i Juventus-it (4-4-2): Szczesny; Danilo, Bonucci, Chiellini, Alex Sandro; Cuadrado, Locatelli, Bentancur, Bernardeschi; Chiesa, Morata

Related posts

SONDAZHI/ “BARCELONA fiton Champions ”, katalanasit zgjidhen si kampionët e Europës

Isa.Autor

“BULLAFIQI PO VDES DUKE DHJ*RË”/ Vajza e Maradonës “shpërthen” ndaj mjekut të babait: Luque, je një bir ku**e

Delo.autor

PËRFUNDON BRAZIL-ARGJENTINË/ “Selecao” marrin një fitore në minutat e fundit (VIDEO)

Isa.Autor

Leave a Comment