Futboll Kategoria Superiore Sport

DERBI I KRYEQYTETIT/ Presidenti Demi: Presioni është pak më i madh tek ne ndaj Tiranës, sepse…

Presidenti i Partizanit, Gazment Demi, ka folur për situatat e krijuara së fundmi në klub, duke thënë se nuk ka asnjë përçarje mes drejtuesve dhe trajnerit Ilir Daja. Gjithashtu, Demi u shpreh për “MCN” se rezultati i derbit nuk është vendimtar për fatin e trajnerit.

PROBLEMET – “Nuk ka asnjë problem mes presidentit dhe drejtorit. Olsi Rama merret më shumë me ekipin. Unë po punoj për dhuratën e madhe për tifozët, si kompleksi dhe akademia. Përveç meje, Daja të cilin dua ta uroj edhe për ditëlindjen, e ka përkrahjen e drejtorit. Themi nëse ka probleme dhe defekte, futbolli është si familje, ndonjëherë nuk ecin gjëra. Nuk ka asnjë ftohje mes Partizanit dhe Dajës si trajner. Edhe mua nuk më pëlqeu ndeshja me Kukësin, por të tjerat kanë qenë pozitive. Daja nuk ka asnjë problem”.

DERBI – “Kam thënë njëherë se sa të jem unë, Tiranës nuk i ecën me Partizanin. E mira është që ne të fitojmë, por edhe po nuk fituam, nuk është ndonjë çudi e madhe. Presioni është pak më i madh te ne, sepse na duhen pikët. Shpresoj që në derbi të kemi edhe pak fat. Ne nuk kemi pasur fat fare deri tani”.

DAJA – “Nuk ka përçarje mes klubit dhe trajnerit, këtë duhet ta kenë të qartë të gjithë. Sa për tifozërinë, tifozëria e mbështet Partizanin. E di çfarë presidenti ka. Kompleksi do të jetë gati në mes të nëntorit. Nuk heq kollaj njeri unë nga Partizani”, u shpreh Demi.

Related posts

KAOS TEK MILAN/ Paolo Maldini dhe Boban takim urgjent me administratorin e klubit për…

Delo.autor

E BUJSHME/ Maradona ka firmosur të mos varroset, ja çfarë ka kërkuar ikona e futbollit…

Delo.autor

E DHIMBSHME/ Talenti i Manchester United: Depresioni më mori futbollin 1 vit. Lumturohesha kur shkoja në stol…

Delo.autor

Leave a Comment