Futboll Sport

“DOJA TË TËRHIQESHA NGA FUTBOLLI”/ Alves befason me deklaratën: Ja si ma ndryshoi Ronaldo mendjen

Ka momente në futboll që shumë lojtarë mendojnë tërheqjen për arsye të ndryshme. Shpesh për arsye fizike apo dhe personale, por kur mendon të mbyllësh një kapitull, janë disa njerëz që të japin forcën të vazhdosh përpara.

Një rast i tillë i ka ndodhur Bruno Alves. Mbrojtësi, i cili luan ende edhe pse është 39 vjeç, së fundmi ka zbuluar se ishte gati të linte futbollin, por miku I tij Kristiano Ronaldo ja ndryshoi mendjen, duke u rikthyer sërish në fushën e blertë.

“Ronaldo më mori në telefon dhe më tha: ‘Duhet të vazhdosh të luash! Kujdesu për veten dhe je qëndro në formë të mirë. E di sa të pëlqen futbolli, kështu që mos u dorëzo’.

Mbrojtësi veteran shprehet se ishin këto fjalët të shokut të kombëtares që i ndryshuan mendjen të mos tërhiqej nga futbolli.

“Më ndryshoi mendjen. Pata përkrahje nga futbollisti më i mirë në botë. Nëse Kristiano thotë që mund të vazhdojë, atëherë është sepse i kam vërtet mundësitë’’, është shprehur 39-vjeçari.

Bruno Alvesh ka nënshkruar një kontratë me Smirnis, skuadër që militon në kategorinë e parë greke. Me Portugalinë, Alves ka luajtur 96 ndeshje dhe ka shënuar 11 gola, ku spikat triumfi në Europianin e vitit 2016.

Related posts

Bomba e merkatos: Skuadra kineze ofron 100 mln për Barçën, 150 për sulmuesin katalanas

Isa.Autor

PLASIN POLEMIKAT NË SPANJË/ VAR tërbon Sadikun, i heq supergolin (VIDEO)

Delo.autor

Futboll në qytetin “pa diell”/ Aty ku tymuesit nuk janë… koreografi (FOTO+VIDEO)

Isa.Autor

Leave a Comment