Futboll Sport

DISFATA E CHELSEA-T NË CHAMPIONS/ Del Piero “thumbon” Tuchel: Nuk kuptoi asgjë se çfarë ndodhi në Torino

Alesandro del Piero, ish-kapiteni dhe legjenda e Juves, duartrokiti Masimiliano Alegrin për strategjinë e përdorur kundër Çelsit dhe tani shpreson që të ruajë të njëjtin përqendrim, shpirt skuadre dhe saktësi difensive edhe në kampionat.

“Ajo që unë mendova në fund të ndeshjes Juventus-Çelsi është se Tomas Tuhel nuk kuptoi asgjë se çfarë ndodhi në Torino. T’u përshtatesh skuadrave italiane është gjithmonë shumë e vështirë, kur ato vendosin që të luajnë në mbrojtje, por akoma më shumë se kaq është se strategjia e përdorur nga Alegri e nxori totalisht jashtë rruge kolegun e tij, duke e fituar jo vetëm në fushë, por edhe në letër takimin.

Pa dyshim që duke marrë parasysh forcën e Çelsit, pritej shumë më shumë nga ata, por edhe në momentin kur Tuhel vendosi që të rrezikonte diçka më tepër, duke kërkuar që të gjente barazimin, të gjitha zëvendësimet u dukën pa sens, pasi asnjë prej lojtarëve që zbriti nga stoli nuk arriti që të gjente vendin e duhur në fushë, jo më të rrezikonte Juven. Bravo Alegri dhe shpresojmë që Juvja të vazhdojë kështu edhe në kampionat”, deklaroi “Pinturikio”.

Related posts

“PJANIC DO SHKOJË TË LUAJË NË NJË EKIP TË SHKËLQYER”/ Sarri: Nuk kam shumë alternativa te Juventus

Delo.autor

“GLADIATORI VERDHEKUQ”/ ROMA rinovon me KAPITENIN e së ardhmes…

Isa.Autor

LEGJENDA E INTERIT: 5 Maj? Akoma pyes veten si HUMBËM në atë ndeshje

Isa.Autor

Leave a Comment