Futboll Sport

SKANDALI/ Tatuazhi me fytyrën e politikanit serb krijon polemika, UEFA paralajmëron futbollistin e AEK-ut

Shpesh futbollistët bien pre e skandaleve raciste apo nacionaliste me gjestet e tyre si brenda dhe jashtë fushës.

Rasti më i fundit vjen nga futbolli grek, ku protagonist është bërë lojtari i AEK-ut, Onjen Vranjes. 31-vjeçari është paralajmëruar nga UEFA se do të përjashtohet nga futbolli i luajtur në Kupat e Europës pas një tatuazhi të dukshëm të zbuluar në trupin e futbollistit.

Vranjes kishte bërë tatuazh në krahun e djathtë portretin e Momcilo Dujiç, një politikan dhe prift serb që bashkëpunoi me pushtuesit italianë dhe nazistë në Luftën e Dytë Botërore duke kryer disa masakra në dëm të popullsisë së Bosnje Hercegovinës.

Kjo është cilësuar si skandal i vërtetë nga organet kompetente të futbollit të cilat nuk duan që futbollistët të përcjellin mesazhe të gabuara në drejtim të publikut, që më pas nxisin reagime të dhunshme.

31-vjeçari dhe klubi i tij janë paralajmëruar që tatuazhi në krahun e Vranjes gjatë ndeshjeve të jetë sa më i mbuluar ndryshe do të ketë sanksione.

Related posts

DEKLARATA E ISH-KAPITENIT TË INTERIT/ Javier Zanetti beson tek trajneri i ri: Me Conten “Zikaltërit” kanë mundësi të mëdha

Delo.autor

“Futbolli nuk do të kishte kuptim pa të”, John Cena përzgjedh lojtarin më të mirë në botë

Q.Autor

NGA KAKA TEK EDEN HAZARD/ Njihuni me yjet që kanë dështuar tek Reak Madrid

Delo.autor

Leave a Comment