Futboll Seria A Sport

“DJALLI” KËRKON PËRFORCIME/ Mesfushori Kessie drejt largimit, Milani gjen pasardhësin. Ja emri…

Përparësitë prekin të tjera reparte, por te Milani kanë nevojë për përforcime, pasi Kesi dhe Benaser do të largohen për të marrë pjesë në Kupën e Afrikës në janar.

I pari mund të largohet përfundimisht në fund të sezonit, ndaj nevojitet një zëvendësues i denjë. Fiziku dhe kreativiteti do të jenë cilësitë bazë që Xhefri Monkada, shefi i talent zbuluesve, do të duhet të pikasë. Duke qëndruar te profilet që mund të afrohen nga Paolo Maldini, Bubakar Kamara i Marsejës është ai që ka më tepër shanse të vishet kuqezi.

Mesfushor qendre, me cilësi të spikatura në fazën mbrojtëse dhe ndërtuese e i lindur në 1999, ai përbën elementin ideal për Milanin duke qenë se ka 2-3 vite përvojë te Marseja ku është pjesë stabël e formacionit. Lindur e rritur te marsejezët ku mori hov nën urdhrat e Vilash Boashit, francezi ka një kontratë që i skadon në fund të sezonit, çka mund të lehtësojë transferimin e tij.

Related posts

Dënohen me 35 vjet, 9 personat që sulmuan ekipin e Izraelit në shqipëri

Sadik.Autor

ZBULON PENALLTINË E IBRAS NË DERBI/ Julio Cesar: Mos e gjuaj në qendër, ja çfarë më tha pasi shënoi

Delo.autor

INTER-REAL MADRID/ Conte i beson Galiardinit, Zidane me shumë ndryshime (FORMACIONET ZYRTARE)

Delo.autor

Leave a Comment