Futboll Sport

BOTËRORI 2022/ Suedia mposht Kosovën në “Friends Arena” dhe arrin Spanjën në krye të grupit

Suedia ka shënuar fitore të lehtë ndaj Kosovës me rezultat 3:0 në ndeshjen e vlefshme për kualifikim në Kampionatin Botëror.

Ndeshja e zhvilluar në prani të rreth 45 mijë tifozëve në stadiumin “Friends Arena”, ku prej tyre rreth 7 mijë ishin dardanë u mbyll me rezultat jo të kënaqshëm për Kosovën.

Goli i parë erdhi pas 29 minutave lojë. Ishte Emil Forsberg që realizoi nga penalltia.

Ky ishte edhe rezultati i fraksionit të parë.

Në minutën e 62-të, Isak dyfishoi epërsinë me një gol të bukur nga distanca.

Për rezultatin 3:0 u përkujdes Quaison në minutën e 79-të, katër minuta pasi u inkuadrua në lojë.

Me këtë fitore, Suedia shkon në kuotën e 12 pikëve në vendin e dytë, një më pak se Spanja.

Në anën tjetër, Kosova mbetet e katërta me katër pikë gjithsej.

Të martën, Kosova e luan ndeshjen e fundit për këtë muaj, atë ndaj Gjeorgjisë në stadiumin “Fadil Vokrri”.

Related posts

(VIDEO) Milani i kundërpërgjigjet Fiorentinas, Çalhanoglu barazon shifrat

Q.Autor

“DUA QË TIRANA DHE PRISHTINA TË DALIN KAMPION”/ Portieri Bekaj: Ju tregoj ndeshjen e veçantë dhe dëshirat

Delo.autor

GJITHMONË UNIK/ Talenti i futbollit italian rikthehet në fushë pas 20 muajsh pushim

Isa.Autor

Leave a Comment