Futboll Kombëtarja Shqipëri Sport

DUELI SHQIPËRI-POLONI/ Shihni sa kushtonin dy 11-shet që zbritën në fushë nga minuta e parë

Pjesa e parë mes Shqipërisë dhe Polonisë është mbyllur pa gola, me një barazim në lojë e luftë të fortë sportive. Një barazim, pavarësisht diferencës që kishin mes tyre 11-shet që zbritën në fushë nga minuta e parë, sipas portalit “Transfermarkt”.

Sipas përllogaritjeve, i gjithë formacioni titullar i Shqipërisë sot kushtonte 50 milionë euro, me Kumbullën si lojtarin më të shtrenjtë me 25 milionë euro si vlerë kartoni dhe dyshen Trashi-Ramadani që kushtonin më pak, me nga 450 mijë euro secili.

Nga ana tjetër, Levandovski & Co kushtojnë 201 milionë euro si vlerë kartoni. Pikërisht sulmuesi është ai që kushton më shumë mes atyre që zbritën nga minuta e parë në fushë në “Air Albania” me 60 milionë euro, ndërsa lojtari që vlen më pak është Glik me 2 milionë euro.

Related posts

Nisin “firot” te Skënderbeu, mesfushori pranë “divorcit” me korçarët

Sadik.Autor

LARGIMET E MUNDSHME NGA PARTIZANI/ Merkatoja pas dere, disa lojtarë presin transferimin

F.autor

“Casa Totti”/ Starton programi komik me protagonist legjendën e Romës

Isa.Autor

Leave a Comment