Futboll

“Neymar do të shkonte shumë mirë me Ronaldon te Real Madridi”

Mesfushori i Real Madridit, Casemiro, foli për mikrofonat e “El Partidazo”, ku pranoi se do të donte ta shihte Neymarin, bashkatdhetarin e tij, të veshur me fanellën e bardhë në sezonin e ardhshëm.

Neymar – “Ai ka qenë gjithmonë spektakolar, që kur ishte 11 vjeç. Ai bën gjëra të çmendura. Mendoj se nuk ka mundësi për të ardhur këtu te ne, por duhet të prisni çfarë mund të bëjë presidenti Perez. Neymar e di se dyert e Real Madridit janë gjithmonë të hapura për të, por duket i lumtur në Paris. Ai është një lojtar i mirë, një nga tre më të mirët në botë, mund të bëjë çfarë të dojë në fushë. Me Cristiano Ronaldon do të përshtatej shumë mirë”.

Fortësia – “Unë nuk jam i vështirë, nuk jam as i butë… Në më shumë se 100 ndeshje me Real Madrid, kurrë nuk u dërgova jashtë fushe me karton të kuq. Ndoshta një ditë mund të ndodhte, por gjyqtarët kurrë nuk më nxorën jashtë. Kjo është, gjithashtu, një meritë”.

Zidane – “Ai do të vazhdojë te Real Madridi edhe sezonin e ardhshëm, me siguri. Zidane ka dy Champions radhazi dhe ne duhet ta respektojmë atë. Askush nuk e ka bërë këtë këtu, e gjithë skuadra është shumë e lumtur me Zidane. Ne besojmë shumë në të. Zidane është mesfushori më i mirë i të gjitha kohërave, e kam ndjekur si tifoz i Real Madridit. “Galacticos” ishin edhe Raul, Roberto Carlos, Beckham…, por Zidane kishte një klas të pabesueshëm”.

Botërori – “Gjermania është rivali i madh i Brazilit, por Argjentina është shumë e fortë, Spanja është shumë e mirë me Lopetegui, Belgjika ka lojtarë të mëdhenj, Franca, gjithashtu…”

Related posts

REFUZON KALIMIN TEK INTER/ Nuk largohet ylli i “Topçinjëve” pasi…

Isa.Autor

Gattuso: Calhanoglu mungon ndaj Beneventos

Sadik.Autor

RREZIKON DISA VITE BURG BASHKË ME PRINDËRIT/ Nejmar përfundon në gjykatë 4 javë para Botërorit të Katarit. Ja arsyeja

F.autor

Leave a Comment