Futboll Sport

E BUJSHME/ Mediat polake bëjnë bilancin e incidentit në “Air Albania”, ja çfarë e pret Shqipërinë sipas tyre

Incidenti i ndodhur në sfidën Shqipëri-Poloni nuk është harruar nga këta të fundit që nuk ngurojnë të bëjnë parashikime se si do të dënohet Kombëtarja jone.

FIFA u përfshi në këtë gjë disa ditë më parë dhe dënoi sjelljen e tifozëve shqiptarë. Reagimi ishte i ashpër dhe më se i qartë: Asnjë tolerim për sjelljet e neveritshme.  Federata botërore analizon raportet ditën e sotme dhe në ditët në vijim pritet të nxjerrë vendimin e duhur në lidhje me incidentin.

Shqipërinë thuhet se e pret një gjobë midis 100.000 deri 200.000 euro dhe një ndeshje në shtëpi pa praninë e tifozëve, siç shkruajnë mediat polake. Do të ishte një goditje mjaft e madhe në aspektin ekonomik pasi kjo ishte hera e parë që pas pandemisë që një ndeshje në Shqipëri luhej me kapacitet të plotë, gjë e cila solli dhe incidente.

Related posts

Botërori i Atletikës, zhgënjen atletja Luiza Gega

Sadik.Autor

Reagon Shaqiri: Gjithmonë do të mbaj në zemër “LEGJENDË”

Sadik.Autor

E KONFIRMON ALLEGRI/ Merr fund dilema: Ronaldo qëndron te Juventus

Delo.autor

Leave a Comment