Futboll Premier League Sport

E BUJSHME NGA ANGLIA/ Conte vjen në Manchester me 5 lojtarë të… Interit

Te Mançester Junajtid janë në kërkim të zëvendësuesit të Ole Gun Solskjaer dhe sipas asaj që shkruan ‘’The Sun’’ emrat e kontaktuar janë Brendan Roxhers, Zinedine Zidane, Erik Ten Hag dhe Antonio Konte.

Në lidhje me trajnerin italian duke pasur parasysh se moduli i tij i formacionit është 3-5-2, tabloidi britanik hodhi hipotezën edhe për një formacion të mundshëm, të kompletuar me blerje të reja. Pothuajse të gjithë janë ish-lojtarë dhe shumica do të vinin nga ish-skuadra që Konte drejtoi për dy vite, Interi.

Në fakt, në 11-she janë 5 zikaltër: Shkriniar në mbrojtje, Darmian, Barela dhe Brozoviç në mesfushë dhe Lautaro Martinez në sulm. Ky është formacioni hipotetik i Mançester Junajtid me Antonio Konten në pankinë sipas gazetës angleze: De Gea në portë, mbrojtja me tre lojtarë e përbërë nga Shkriniar, Meguajër dhe Varane, linja e mesfushës me Darmian, Barela, Bruno Fernandesh, Brozoviç. dhe Markos Alonso ndërsa dyshja e sulmit do të formohet nga Lautaro Martinez dhe Ronaldo.

Kjo ka shqetësuar së tepërmi tifozët zikaltër pasi Junajtid ka mundësi financiare të sigurojë lojtarë të shumave të mëdha. Megjithatë këto mbetet në kuadrin e zërave, pasi Solskajer është ende në krye të Mançesterit, por laku është ngushtuar…

Related posts

ËSHTË AKOMA NJË LOJTAR I LIRË/ Ish-kapiteni i Milanit pranë transferimit tek klubi i Serie A…

Delo.autor

Pallotta: Alisson nuk do të largohet nga Roma

Sadik.Autor

REAL MADRID ZBARKON NË KANADA/ Ja hoteli super-luksoz ku po qëndrojnë lojtarët (FOTO)

Delo.autor

Leave a Comment