Futboll Kategoria Superiore Sport

ISHTE PARASHIKUAR TË LUHEJ NË “ARENA EGNATIA”/ Ndeshja Teuta-Kastrioti, ndryshon stadiumi në orët e fundit

Sfida mes Teutës dhe Kastriotit ishte parashikuar, për tu luajtur të dielën në stadiumin ‘’Arena Egnatia’’ në Rrogozhinë, por ka ndryshuar axhenda për durrsakët.

Sfida do të luhet të dielën në stadiumin ‘’Loro Boriçi’’ në Shkodër ditën e diele në orën 16:45 duke ndryshuar dhe orari pasi ishte parashikuar për tu luajtur po të dielën, por në orën 13:45.

Arsyeja e këtij spostimi është se fusha e stadiumit të Egnatias është rënduar shumë dhe do të bëhen punime pasi në këtë stadiumi do të luhen dhe eliminatoret e U-19 në muajin nëntor.

Një situatë aspak normale për kampionët e Shqipërisë të cilët kanë që nga fillimi i kampionatit që luajnë në stadiume të ndryshme pasi në ‘’Niko Dovana’’ po kryhen punime.

Related posts

JAMES TRADHËTON BAYERNIN/ TITUJT më të mirë i kam fituar tek …

Isa.Autor

PAMJET/ Një Rolls Royce 300 mijë paund, shikoni reagimin e Ronaldos pas dhuratës që i bëri Xhorxhina për Krishtlindje

F.autor

MARRËVESHJE TOTALE/ Mbrojtësi i Realit kalon tek Tottenham, ja shifra e “çmendur”

Delo.autor

Leave a Comment