Futboll Seria A Sport

E BUJSHME NGA ITALIA/ Sheikët 1 miliardë euro në tavolinë familjes Zhang për Interin. Zbulohet takimi i fshehtë

Pasi bleu shumicën e aksioneve të klubit të Premier Ligës, Njukastëll, fondi saudit i investimeve PIF thuhet se është gati të investojë 1 miliardë euro për të blerë Interin.

Sipas gazetës italiane ‘’Libero’’, bisedimet midis Suning dhe fondit saudit të investimeve janë në një fazë të avancuar. PIF sapo ka blerë 80% të aksioneve në klubin e Premier League për rreth 350 milionë euro dhe sipas raportit, tani është gati për një investim më të madh. Negociatat me Suning kishin filluar vitin e kaluar, por u pezulluan me krijimin e Superligës në prill.

Tani, të dyja palët po negociojnë përsëri dhe, sipas raportit, ka pasur një takim mesa palëve në datën 15 shtator, në të njëjtën ditë që Interi luajti me Reali në Ligën e Kampionëve. Një ofertë prej 1 miliardë eurosh është në tavolinë dhe familja Zhang është “tunduar” ta pranojë atë duke pasur parasysh situatën e rëndë financiare të Suning.

Me siguri, zikaltrit nuk janë në një situatë ideale financiare pasi shitën Hakimin dhe Romelu Lukakun për të balancuar financat verën e kaluar. Të reja priten nga kjo çështje që ka filluar të ziejë Italinë.

Related posts

POLEMIKAT PËR SKUADRËN E ZEMRËS/ Sulmuesi Kane: Tifoz i Arsenal? Kam luajtura me ata, por…

Delo.autor

HUMBJA ME PËRMBYSJE NDAJ SHERIFF TIRASPOL/ Casemiro kritika: Duhet të jemi shumë më të kujdesshëm në…

Delo.autor

(VIDEO) ‘Befasohet’ PSG, Lyon shënon një EUROGOL

Q.Autor

Leave a Comment