Futboll Sport

E KONFIRMOJNË NË ITALI/ Mourinho nuk e konsideron Kumbullën te Roma

Pas shprehjes “shikoni kë kemi në stol”, duke iu referuar Marash Kumbullës dhe Calafiorit nga ana e trajnerit Mourinho, po shtohen zërat për të ardhmen e mbrojtësit shqiptar.

Në shtypin italian bëjnë llogaritë me lojtarët që trajneri portugez aktivizon dhe ata që ka në stol por nuk ka ndërmend t’i promovojë dhe mes tyr është edhe lojtari kuqezi.

Janë disa lojtarë si Fuzato, Kumbulla, Reynolds, Villar, Diawara e Mayoral që të gjithë bashkë bëjnë 313 minuta aktivizim në fushë, 87 minuta më pak se El Shaarawy ku edhe ky i fundit nuk është titullar por shihet si opsion.

Milani pothuajse jashtë në Champions por kualifikimi nuk është i pamundur
Pra hierarkitë janë të qarta për Mourinhon, titullarët, opsionet nga stoli dhe në fund lista e mësipërme që ai nuk i merr në konsideratë dhe ku preket edhe mbrojtësi Kumbulla.

Këtu më pas futet në lojë edhe drejtuesi Pinto i cili në Janar duhet të sjellë të paktën 2 lojtarë për Mourinhon pasi të ketë larguar ata që nuk shihen nga trajneri dhe Marash Kumbulla duket i destinuar për t’u larguar nga Roma.

Related posts

DEL NË MBROJTJE TË YLLIT TË RIVALËVE/ Guardiola: Është një lojtar i madh

Delo.autor

Bacca: Milan po “ha bukë” falë historisë

Q.Autor

SHQIPËRI-FRANCË/ E pabesueshme çfarë humb Rei Manaj, ja momenti (VIDEO)

Delo.autor

Leave a Comment