Futboll Sport

EDY REJA TREGON LISTËN/ Flet për dy sfidat e tetorit (VIDEO)

Trajneri i Kombëtares shqiptare, Edi Reja, ka dalë në konferencë për shtyp për të folur për dy sfidat e rëndësishme të eliminatoreve të Botërorit “Katar 2022” me Hungarinë në transfertë dhe Poloninë në “Air Albania”.

Kuqezinjtë do të luajnë fillimisht në Budapest me Hungarinë të shtunën në orën 20:45 dhe më pas, të martën (12 tetor, ora 24:45) do të presin në shtëpi Poloninë.

Trajneri i Kombëtares shqiptare, Edi Reja, ka dalë në konferencë për shtyp për të folur për dy sfidat e rëndësishme të eliminatoreve të Botërorit “Katar 2022” me Hungarinë në transfertë dhe Poloninë në “Air Albania”.

Kuqezinjtë do të luajnë fillimisht në Budapest me Hungarinë të shtunën në orën 20:45 dhe më pas, të martën (12 tetor, ora 24:45) do të presin në shtëpi Poloninë.

Ka mungesa dhe rikthime, sa do të ndihen mungesat në mesfushë?

“Normalisht kemi mungesa të rëndësishme, Laçi dhe Abrashi por kemi një grup të madh lojtarësh, kemi zgjidhje dhe do të gjejmë zgjidhje. Për mua ka rëndësi të jenë fizikisht mire ata që janë këtu. Nuk mund të bëj vlerësime për ata që mungojnë por tani këtu duhet të flasim për ata që do të jenë në fushë, të cilët do të japin maksimumin.

Sa pike mendoni që do të merrni nda këtyre skuadrave që i kemi pare dhe përballur?

Nuk mund të bëjmë konsiderata të tilla pasi janë skuadra të forta. Ne duhet të bëjmë paraqitje poziitive, çdo ndeshje që humbet, I largohesh kreut. Të gjitha ndeshjet janë të rëndësishme dhe deçizive. Nëse duam të shkojmë në një Botëror duhet të marrim rezultate.

Mos janë shumë mbrojtës të grumbulluar?

Bëj zgjedhjet e mia dhe marr gjithmonë 2 lojtarë për çdo pozicion. Dermarku është rikthyer ashtu edhe Veseli është rikthyer nga dëmtimi. Lenjani e Trashi po bëjnë mire, është edhe Balliu që e kam ndjekur, është interesant dhe do të na shërbejë shumë në kombëtare në të ardhmen.

Manaj është I rëndësishëm për ju por a ju shqetëson që nuk ka luajtur shumë?

Ndeshjen e kaluar ishte 90 minuta, ka patur mundësi. Edhe Cikalleshi ka luajtur por do të kemi për here të pare një javë përgatitje dhe pasi ti shikoj do të vendos. Do te luajnë kush do të jetë më në formë. Ka edhe lojtarë që nuk kanë luajtur por në bazë të asaj që do të japin në një javë do të marr përgjigjet e mia.

Jemi të dytët dhe të gjithë mendojmë kualifikimin. Sa pikë i nevojiten Shqipërisë per të shkuar në playoff?

Nuk kam bërë llogari, por me Poloninë duhet të fitojmë patjetër pasi e kemi rivalin tone direkt. Duhet t’i marrim ndeshjet me radhë por rasti ideal do të ishte të merrnim 4 pikë. Nuk duhet të humbasim asnjë ndeshje sepse kompromentohen të gjitha shanset.

A mund të arrihet Anglia, si e shikoni meqe kemi dhe perballje me ta?

Anglinë nuk e kam konsideruar asnjëherë sepse do të fitojë grupin. Ne duhet të bëjmë kujdes Poloninë pasi është e dyta që parashikohet por gjithçka varet nga ne. Polonia, ungaria dhe Shqipëria kanë tani shanse të barabarta për të shkuar në playoff. Nëse ata luajnë më mirë duhet të jemi të duruar. Duhet të jemi ende në lojë për kualifikim deri në ndeshjen me Anglinë.

A ka një çështje Xhaka, a ka një ftesë apo lojtari nuk përgjigjet.

E kemi ftuar disa here por ka refuzuar. Më pare kishte probleme fizike dhe tani është “ok” por nuk përgjigjet. Tani e kemi thirrur dhe nuk është përgjigjur dhe unë u lodha duke çuar ftesa për dike që nuk dëshiron. Më vjen keq për Xhakën sepse do të na jepte një dorë tani me cilësitë që ka por tani duhet durim dhe të shikojmë përpara. Ai mendoj se dëshiron të fokusohet te klubi I tij.

Në Shtator, Bajrami e kaloi proven e ambientimit dhe tani çfarë pret Reja dhe Shqipëria nga një lojtar si ai?

Bajrami ka treguar që ka shumë cilësi dhe që driblon kundërshtarin. DUhet pak durim, për skemat e reja, është impenjuese në kombëtare. Shpresoj të jetë i relaksuar dhe të jetë i qetë sepse mund të bëjë diferencën në fushë për ne. është një element që na duhet shumë, por duhet edhe pak kohë për t’u integruar 100% me ekipin.

Meqë ka dëmtime në mesfushë, a mund të ishte vend për një lojtar si Ergys Kaçen në listë?

“Kur punon dhe krijon një grup lojtarësh përshtatesh me këtë grup. Kemi çekiçin që po bën shumë mire në Turqi, është Bajrami dhe që mund të bëjnë shumë mire në këto pozicione bashkë me Gjasulën. Këta lojtarë janë të rëndësishëm dhe kemi çokajn gjithashtu që po rritet si lojtar dhe janë në programin e kombëtares. Nuk mund të qaj se kush mungon, por bëj zgjedhje mbi këtë grup që kemi ndërtuar. Kemi provuar 50 lojtarë dhe tani po formojmë një grup të forte që mund të shkojë me kokën lart ndaj të gjithëve. Mund të përballemi me të gjithë, këtë po kërkoj, krijimin e grupit dhe të fitojmë pavarësisht se kush është në fushë”, perfundoi trajneri kuqezi.

Related posts

BERLUSCONI TALLET KEQ ME MILANIN/ Lëshon batutën e vitit ndaj klubit që e drejtoi për 20 vjet

Delo.autor

Klop kritikon Salahun: Mos të shoh më ta bësh këtë veprim…

Sadik.Autor

MOTOGP/ Shikoni “Fluturimin” e frikshëm të Jorge Lorenzos (VIDEO)

Delo.autor

Leave a Comment