Futboll Sport

VIDEO/ Klopp: Goli i Salah kundër Man City do mbahet mend edhe pas 50 viteve

Jurgen Klopp ka lartësuar golin magjik të Mohamed Salahu kundër Manchester City si gol të klasit botëror, i cili do të mbahet në mend edhe pas gjysmë shekulli.

Sulmuesi egjiptian e dribloi pothuajse tërë mbrojtjen e City para se ta mposhte Edersonin me një goditje me të djathtën për t’i dhënë epërsinë Liverpoolit në Anfield.

Duke folur pas ndeshjes, trajneri i Liverpoolit Klopp tha: “Nuk është goli i parë që Salah e shënon kështu. Mendoj se kundër Napolit dhe Tottenhamit ka shënuar gola të ngjashëm si ky. Por ishte gol i klasit botëror. Çfarë lojtari është ai!”

“Ky klub nuk harron kurrë asgjë dhe njerëzit do të flasin për këtë gol për një kohë shumë, shumë të gjatë dhe pas 50 vjetëve kur ta kujtojnë këtë ndeshje”, shtoi ai.

 

Related posts

PAMJET/ Tyson Fury konfirmohet kampion bote i peshave të rënda, mposht me ‘KO’ Deontay Wilder

Delo.autor

ZBULOHEN PRAPASKENAT/ Incident në dhomat e zhveshjes, Kepa përplaset me Kabazheron

Delo.autor

Brazili nuk përmbahet shënon edhe dy gola të tjerë ndaj Rusisë

Sadik.Autor

Leave a Comment